• |
ide | kryesore

Lapsusi i Ministrisë së Shëndetësisë/ Sa të shtruar janë në spitale me Covid-19?

Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë bëri sot jo vetëm raportimin për rastet e reja, por edhe për situatën e pacientëve të shtruar në të dy spitalet Covid-19. Sipas Ministrisë mosha mesatare e rasteve pozitive është 50 vjeç. Po ashtu sipas saj, në Spitalin Infektiv të QSUT-së dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” aktualisht po marrin shërbim gjithsej 81 pacientë.

Sipas njoftimit të ministrisë në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion thuhet se është në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Po sipas ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).

Nga mbledhja e thjeshtë e shifrave në 2 spitalet rezulton se janë 77 të shtruar dhe jo 81 pacientë. Po 4 pacientë ku janë? ©LAPSI.al

NJOFTIMI I PLOTE

Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Gjatë orëve të para të mëngjesit janë transportuar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, 3 paciente nga spitali Infektiv.
Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 81 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Sic shihet, nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra ka numrin më të lartë me 12 raste. Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren.
Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.
Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.



11 Comments

    1. Bravo Lapsi,
      Merruni nja 2 dite me kete lapsusin e kesaj zonje.
      Shyqyr zotit ju doli dhe ushqimi i sotem gomreve ketu ne kete portal.
      Hani gomere hani , se ka ferra per te gjithe ju .
      Shkurdhaku dhe Bushat kurva bejne opozite te forte fare.
      Kapen me cice – mice. Jo po e tha keshtu , jo pe e tha ashtu.

  1. Kjo shushka, sa here del, vetem genjeshtra e gafa thote.
    Kur ishte rasti i pare pozitiv, kjo thoshte e kane kontrolluar ne doganen e Hanit te Hotit. Vete pacienti thoshte se kam hyre nga Muriqani e askush sme kontrolloi. Edhe mjekja ne dogane pranonte se nuk e kishin kontrolluar. Fundja me se ta kontrollonin, teste s’kishte.
    Si mund te besohen keta plehra?

  2. Bravo lapsi qe paske kapur lapsusin tend te mbledhja e shifrave por 7 here 7 nuk bejne 42 gjithmone kete nuk e kapet ju shpellkaret mediatik

  3. Keni te drejte te mos besoni!
    Kur nje infermier i dipllomuar i pezulluar nga detyrohet te punoj pmpist ju ia hiqni te drejten e ushtrimit te profesionit si infermier.
    Kur nje kapter xhvishet nga kostumi ushtarak ju e shperbleni me pozicionin President.

  4. Po pse ju djeg kaq shumë ju fundërinave kjo “llogaria e Lapsit” ?
    Ju nuk dinit të bëni këto veprime të thjeshta arrithmetike ?
    Këtu nuk është fjala për ate shakanë e trashë që e përmend me mijra herë Rama se medemek Basha nuk mer vesh nga arrithmetika e se paskej bërë dikur një lapsus ku shumëzimi i shtatës me shtatë i paskej dalë 42.
    Kjo është një deklaratë zyrtare e qeverisë dhënë me gojë e me shkrim gjithë mediave e nuk ësht thashethemë por një hesap konkret jetësh njerëzorë,
    Në fakt ajo që më tërhoqi vëmëndjen më shumë në këtë deklaratën e kësaj sharabajkës, është se duke dashur të fshehin testimet e pakta në Shkodër , kur kanë përmendur12 të shtuarit e infektuar në Shkodër, ndryshe nga njoftimet për rastet në rrethet e tjera, fajin ja kanë vënë qytetarëve shkodranë që “nuk po zbatojnë rregullat e vënë nga qeveria”
    Përse nuk na e thotë ministria e shëmdetësisë se sa ishte sot numuri i të testuarve në Shkodër , ku paskan dalë të infektuar 12 persona vetëm në dy familje ?
    Nëse do të provohej të bëheshin 100 testime në 100 familje në cilindo qytet shqiptar ku dyshohet se “qytetarët nuk zbatojnë regullat e karantinës”, sa do të dilte shifra e të infektuarve ?
    A nuk po thuhet se ne po “gjurmojmë” lidhjet e dyshuara ?
    Me çfarë mund të identifikohen këto gjurmë veçse me testime, apo duhet të marim qen të specializuar nga Kosova e të gjejmë të infektuarit, siç bëmë me të groposurit nën gërmadhat e tërmetit ?

  5. njerezit jan ende neper cadra. pa pun. pa buk pa te ardhura. lapsi e ka nje tem tjeter sociale qe mund ta trajtoj me serozitet.

  6. Mos beni artiuj ketu te lapsi me keto budallalleqe ju lutem. Jeni ju portali qe kam zgjedhur te informohem e verejtje miqesore

  7. Ja shikoni byroistin e pd sa mire sqaron dhe gjate por ky byroist e pelqen 7here7 qe del 42 se ja ka thene kryeKari lulush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *