• |
ide | kryesore

Filmi i parë i realizuar për Corona Virus

Paparazzi, Slider



Gjatë kohës që koronavirusi nisi të pushtonte titujt kryesor të mediave, por përpara se jeta të bllokohej totalisht, një regjisor i pavarur konceptoi, xhiroi dhe përfundoi postproduksionin e një filmi në lidhje me pandeminë. Falë pajisjeve digjitale relativisht të lira, sot është shumë më e lehtë që një film të prodhohet në mes të ngjarjeve reale, por askush nuk e priste që të vinte kaq shpejt një prodhim për koronavirusin, duke pasur parasysh që pandemia po vazhdon ende.

Mostafa Keshvari ka realizuar filmin “Corona”, i cili për 63 minuta tregon se çfarë ndodh kur 7 njerëz, njëri prej të cilëve është prekur nga koronavirusi, bllokohen brenda një ashensori. Keshvari është shprehur në një intervistë se ky film flet për frikën, për një studim të shoqërisë, njerëzve dhe zgjedhjeve të tyre morale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *