• |
ide | kryesore

Kumbulla injoron Ronaldon: “Dybala, më i vështiri për tu përballuar”

Sport



Marash Kumbulla, mbrojtësi i Veronës, është një nga zbulimet e Serie A në këtë sezon. 19 vjecari ka qenë impresionues deri në momentin e ndërprerjes së kampionatit për shkak të emergjencës koronavirus, duke dhënë një kontribut të cmuar jo vetëm në prapavijë, gjë që e ka vënë në evidencë të klubeve të mëdha europiane, që kërkojnë shërbimet e shqiptarit në sezonin e ardhshëm.

Monumental përfaqësimi i mbrojtësit në fitoren 2-1 kundër Juventus, ku Kumbullës iu anullua një gol dhe fitoi penalltinë e shndërruar në gol nga Pazzini. Pikërisht tek bardhezinjë, lojtari i kombëtares kuqezi zgjedh edhe sulmuesin që i ka krijuar më shumë probleme për ta markuar: nuk është Cristiano Ronaldo, por numri 10 Paolo Dybala, si mbrojtësi ka treguar në një intervistë për Corriere della Sera: “Dybala është sulmuesi që më ka vënë më shumë në vështirësi”.

Të dhënat e merkatos e shtyjnë Kumbullën drejt Inter, por duket se gjithcka e lojtarit lidhet me bardhezinjtë, nga lojtarët që vlerëson e deri tek idhujt e fëmijërisë: “Kur isha i vogël kishta posterin e Chiellini në dhomë. Juric i transmeton mirë idetë e tij, e dinim se nuk ishim të dëobët e të mbaruar si thoshin në fillim të sezonit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *