• |
ide | kryesore

Bill Gates: Deri kur të dalë vaksina e Koronavirusit, bota nuk do të jetë ‘me të vërtetë normale’

Arkiva, Planet, Të fundit
bill-gates-e1425321848516-1940x1091.jpg



Multi miliarderi Bill Gates parashikon “se do të jemi në gjendje të hapim pjesë të rëndësishme të ekonomisë”, edhe para se të dalë një vaksinë.

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, drejtues i fondacionit Bill & Melinda Gates, ka folur për Chris Wallace në Fox News Sunday.

Jeta në SHBA nuk do të kthehet në “normale” derisa një vaksinë e koronavirusit “të shpërndahet në të gjithë botën”, tha miliarderi Bill Gates për “Fox News Sunday”.

Ne përfundimisht do ta kemi një vaksinë. Edhe para kësaj, nëse bëjmë gjërat e duhura, ne do të jemi në gjendje të hapim pjesë të rëndësishme të ekonomisë,” tha Gates.

SHBA do të duhet të paguajnë “një çmim të madh ekonomik” për të vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit dhe nuk po teston njerëzit e duhur, “për të kuptuar se çfarë po ndodh”.

Unë mendoj se nëse ndreqim situatën e testimeve, nëse përfshihen të 50 shtetet, ne do të jemi nën projeksionet e parashikimeve”, tha Gates. “Sigurisht, ne do të paguajmë një çmim të madh ekonomik për ta arritur atë”.

Gates tha që numri i njerëzve që po testohen nuk është aq i rëndësishëm, se sa testimi i punëtorëve në sektorët thelbësorë dhe marrja e rezultateve në më pak se 24 orë.

Ai parashikoi që nëse mjaftueshëm amerikanë vetëkarantinohen, rastet e viruseve mund të fillojnë të pushojnë së rrituri rreth fundit të prillit. SHBA mund të shikojë për “një farë hapjeje”, pasi numrat të fillojnë të zbriten me testimin mbarëkombëtar.

Gates, i njohur për përpjekjet e tij filantropike, ka kontribuar një sasi të konsiderueshme parash në lehtësimin e COVID-19.

Bamirësia e tij, Bill & Melinda Gates Foundation, ka bashkëpunuar me luftën kundër sëmundjeve infektive pasi ndihmoi në krijimin e Koalicionit për Përgatitjen Epidemike dhe Inovacionin (CEPI) në 2016.

Javën e kaluar, Gates detajoi një plan tre-hapësh në Washington Post të mposhtur shpërthimin e koronavirusit të ri.

Gates, i cili parashikoi llojin e shkatërrimit që një pandemi mund të sjellë nëse liderët botërorë nuk përgatiten, plot pesë vjet më parë, ka përdorur platformën e tij për të rritur ndërgjegjësimin për koronavirusin dhe ka dhuruar 100 milion dollarë për përpjekjet e ndihmës përmes fondacionit të tij bamirës. / bota.al



5 Comments

  1. padiskutim zhvillimet ne te ardhmen ne gjith boten ,do te perballen te gjith me ralitetin e ri ,pasojat pergjegjsit,kostot e popitikave 1 shekullore ,me autor dhe aktor,tani fjalet nuk kan me vler vler kan faktet raliteti ,ligjet e pranuara ,duke nxjerr ne pah ,autoret e kostove te padrejtesis ne toke ,ku ky grup I vogel perball 7,5miliard banoreve te tekes te pafajshem ,nuk do ken me ndikim,sado teknologji te ken ,apo para dhe pushtet,,sepse mbi gjitha pushtetet si burim mbajtes jan gjallesat funksioni dobive zgjilljeve keta thuajse nga padrejtesia po shkatrrohen tersisht,tashme dhe femia din te kerkojne dhe dallojn te miren nga e keqa,askush me nuk e han saponin per djath se tashme e ka zbuluar shija bota eshte ndergjegjsuar nghado,dhe njezeri do te flas ,per largim total nga padrejtesia perderi sa e urrejm te gjith te na behet dhe do kerkojne drejtesi perderi sa gjithkush deshiron te drejten e vet ,shkurt to tregohet pa ngurim natyraliteti njerzor I shprehur ne unitet,ky eshte mendimi im per zhvillimet bazuar ne fe shaken praktik ,mbi bazen e cilave funksionon qartesia gjalleria zgjilljet siguria paqa shpresa,shpetimi, po shihet kudo qe padrejtesia deritanisheme zbuloj natyralitetin njerzor kundershtimin urrejtjen ,por per te gjith Akoma nuk kan shterruar logjika dhe mundesit per te pranuar drejtesiin te verteten hakun ,rregullin masen dobin vlerat virtytin bashkjetesen ndermjet kombeve vlerave besimeve kulturave,akoma nuk kan shterruar mundesit e zevendesimit te urrejtjes me dashuri luftes me paqe dhe problemeve me zgjillje nese te gjith japin mesazhin eduhur ndikimin angazhimin ,sakrificen ndihmesen respect per te gjith komenti behet per ate kategori njerzore te interesuar per nje rrug zgjillje pa probleme,qe e garanton vetem e verteta me gjeresin e saj,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *