• |
ide | kryesore

“Messi në Serie A? Ata janë më keq se ne”: Presidenti i Liga mendon për kampionatin e pickon Italinë

Sport



“La Liga spanjolle po merr në konsideratë të kthehet të luajë, ashtu si në vendet e tjera europiane, në 29 maj ose si alternativë në 6 qershor. Për kompeticionet europiane flitet për 28 qershor”. Datat janë dhënë nga presidenti Javier Tebas që ka marrë pjesë në një videokonferencë me gazetarë ndërkohmbëtarë. “Me këto data – vazhdon – natyrisht ka kohë për të rifilluar të stërvitemi, duke respektuar protokollin e rinisjes së aktivitetit që kemi përcaktuar për La Liga e që e kemi dërguar për njohje edhe kampionateve të tjerë, përfshirë Serie A. Duhet më parë të shohim cfarë do të ndodhë në këtë muaj prilli. Për mbylljen e sezonit nuk do të donim të shkonim përtej muajit të gushtit, sepse do të kondiciononte kalendarin e sezonit të ardhshëm”.

Sipas kalendarit “janë duke u studiuar dy mundësi. E para, ajo për të luajtur në të njëjtën kohë kompeticionet kombëtare e ndërkombëtare. E dyta, për të nisur me atë kombëtare, në fillim të qershorit duke shpresuar ta mbyllim në korrik, e për të kompletuar pastaj kupat europiane mes korrikut e gushtit”.

Anullimi i sezonit për momentin nuk është i menduar, “përsa kohë ka kohë për të mbaruar sezonin, ky duhet të jetë objektivi”. Impakti ekonomik është i rëndë: “La Liga, nëse nuk mbyll sezonin 19-20 do të pësonte humbje 1 miliard euro. Nëse e përfundojmë me dyer të mbyllura, dëmi ekonomik do të jetë 350 milionë euro. Nëse do mund të luajmë me publik, humbjet do të jenë sidoqoftë 150 milionë euro. Për të drejtat tv në Liga kemi përfituar 90% të totalit. Nëse nuk do të luajmë më, përvecse do të heqim dorë nga 10% i mbetur, duhet të kthejmë edhe 18% të asaj që kemi arkëtuar”.

Pë shkurtimin e pagave për momentin në Spanjë nuk është gjetur asnjë akord, por megjithatë për fjalët që qarkullojnë se Spanjë mund të humbasë yjet e saj, duke filluar nga Lionel Messi, përgjigja e Tebas është piaknte: “Nuk mendoj se vajtja e Messi mund të zgjidhë problemet e Serie A, që lidhen me mardhënien e keqe mes debiteve të larta, e arkëtimeve të pamjaftueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *