• |
ide | kryesore

Mamaja e Rita Orës i kthehet punës në spital

Paparazzi, Slider



Vera Ora, psikiatre, iu rikthye punës në spital për të luftuar në vijën e parë pandeminë e koronavirusit. Nëna e Rita Orës do të ndihmojë pacientët me probleme të shëndetit mendor dhe jo vetëm. Duke qenë se sistemi shëndetësor britanik është i mbingarkuar, mjekët detyrohen të shërbejnë edhe në raste që s’janë ekspertiza e tyre.

Vera tha se “s’kishte dyshim se do të kthehej në punë për të luftuar virusin.” “E dua punën që bëj dhe dua të jap maksimumin,” tha ajo për Hello Magazine. “Është detyra ime të ndihmoj të tjerët. Asgjë s’më ndal, veçse nëse sëmurem vetë. Këto janë ditë të vështira dhe ndjej se duhet t’i mbështes dhe ndihmoj kolegët e mi. Profesionistët e shëndetësisë janë heronj, që nga mjekët te infermierët dhe sanitarët që punojnë në rrethana stresuese dhe të rrezikshme,” tha Vera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *