• |
ide | kryesore

Drake ka nisur të koleksionojë dhurata për gruan e ardhshme

Paparazzi, Slider



Pothuajse tre vjet më parë, Drake zbuloi në një intervistë se do të koleksiononte çanta Birkin për vite me rradhë për “gruan me të cilën do të martohet”.

Dhe me sa duket, reperi e ka mbajtur fjalën, pas disa pamjeve të shtëpisë që tij që u publikuan nga revista Architectural Digest.

Në to u shfaq rezidenca luksoze në Toronto e reperit që ngjan më tepër si një pallat kulture sesa shtëpi. Fansat madje dalluan aksesorët luksozë Hermes në gardërobën dykatëshe të Drake.

Në të majtë shohim tre çanta, dy me lëkurë krokodili, dhe një tjetër bardhezi. Por, nëse zmadhoni reflektimet në pasqyrë, do të vini re se në të vërtetë ka rafte plot me çanta Birkin në të majtë.

Bëhet fjalë për aksesorë të rrallë dhe ndër më të shtrenjtët në botë, me çmime që variojnë nga 40,000 deri në 500,000 dollarë secila.

Shtëpia e Drake është një luks i jashtëzakonshëm. Detajet e dhomave gjigande, dyshemesë dhe tavaneve të japin idenë e një pallati luksi dhe jo një banese.

Epo me gjithë këto rafte plot me çanta që kushtojnë më shumë se një automjet secila, mesazhi u dha!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *