• |
ide | kryesore

FOTO/ Arrest shtëpie në hotel me katër yje: Ronaldinho kalon nga ferri në parajsë

Sport



Pas më shumë se një muaji të kaluar në burg në Paraguaj ku mbahet nga 6 marsi i kaluar, me akuzën se tentoi të futej në këtë shtet me një pasaportë false (por hetohet edhe për riciklim parash), Ronaldinho ka dalë duke paguar kushtëzimin prej 1,5 milionë euro e tani do ta kalojë në arrest shtëpie pritjen e dënimit, në një hotel luksi me katër yje në Asuncion.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat lokale, ish-lojtari i Brazilit – i arrestuar e burgosur bashkë me të vëllain Roberto de Assis – duhet të qendrojë në Paraguay deri në mbyllje të procesit (rrezikon 5 vjet burg), që është shtyrë për shkak të emergjencës koronavirus, e do ta kalojë qendrimin e detyruar në suitën presidenciale të Palmaroga Hotel, rrethuar nga të gjithë komoditetin.

Kampioni i Selecaos, që kur pagoi kushtëzimin, u transferua në Hotel Palmaroga ku mund të shijojë gjithcka, nga smart tv, palestra e deri tek pishina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *