• |
ide | kryesore

Zanetti i mbyll Icardi-t derën e Interit: “Nuk besoj se do të kthehet”

Sport



Në këtë periudhë që futbolli është i ndaluar, për shkak të emergjencës koronavirus, shumë lojtarë e protagonistë të topit i besojnë rrjeteve sociale për të komunikuar me tifozët e kështu ka bërë edhe Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i Inter, që ka folur direkt në Instagramin e ESPN duke folur për të shkuarën e të ardhmen, duke filluar nga emocionet e triumfit në Madrid: “Ishte realizimi i një ëndërre”.

“Të fitoje do të thoshte të kurorëzoje një vit të madh – vazhdoi argjentinasi – Tre minuta nga fundi Julio Cesar mori topin në dorë, pa nga Samuel e i tha: ‘Ëalter, jemi kampionë’. Një moment i jashtëzakonshëm, më i bukuri në jetën time”. Një vit që u ndërtua nga një arkitekt që në Milano nuk e kanë harruar, José Mourinho: “Një person special, trajner i madh e njeri i madh. Flasim për një motivues, për një që transmeton pasion. Të bën të japësh më të mirën nga vetja”.

Nga e shkuara tek e ardhmja, Zanetti e bën në terma merkato: “Në këtë moment nuk jemi duke folur për merkato, sepse gjëja më e rëndësishme është shëndeti – deklaron Zanetti, që pastaj vazhdon duke treguar lëvizjet e shoqërisë – Icardi do të kthehet? Nuk e di, nuk besoj. Do të kemi kohë për ta menduar”. Në sulm zikaltrit do të kenë akoma Lautaro Martinez, pavarësisht interesimit të Barcelonës: “Tek Inter e shoh të lumtur, po identifikohet me klubin. Ne besuam tek ai. E shoh të ardhmen e tij me Inter”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *