• |
ide | kryesore

ANALIZA/ “Nga 18 mijë të vdekurit, te 880 USD ndihmë për familjet, e vërteta e shifrave të qeverisë”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Redi Gjuzi

Gjatë fjalës së tij, të gjatë e të mbushur me retorika e sulme ndaj opozitës në Kuvend e jashtë saj, Edi Rama përmend tre shifra. Si shifra të thëna nga Kryeministri i vendit, në një kohë krize, në Kuvendin e mbledhur duke respektuar distancat, ato kanë rëndësinë maksimale për të gjithë qytetarët që i dëgjojnë.

Shifra e parë e thënë nga Kryeministri ishte ajo e 18 mijë të vdekurve, që do të kishte Shqipëria në rast se nuk do të merreshin masat ekstreme të karantinës. Shifra, sipas Ramës, ka dalë nga ekspertë të pavarur. Sot, pas përhapjes së koronavirusit në gjithë botë, për shkak të natyrës demokratike që kanë shumica e vendeve, edhe masat e karantinës apo distancimit social, kanë qenë të ndryshme. Nga karantinat diktatoriale si e Kinës, të cilën po kopjon Shqipëria, te vende si Suedia që nuk kanë marrë masa. Të gjitha vendet e raportojnë numrin e të sëmurëve dhe numrin e të vdekurve me COVID-19.

Kështu, Suedia, vendi pa masa karantinimi, ka sot 119 të vdekur me koronavirus për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë se vendet fqinje të saj, por është shumë larg nga shifra që i kanë thënë Ramës ekspertët e vet. Nëse Shqipëria, pa masa, ashtu siç po bën Suedia, do të kishte 18 mijë të vdekur, atëherë do të numëronte 6254 vdekje për 1 milion banorë. Pra, 52 herë më shumë se Suedia. Kuptohet qartë që shifra e thënë dje nga Rama nuk ka asnjë lloj afërsie me realitetin e mundshëm.

Shifra e dytë kishte lidhje serish me “piedestalin e shpëtimtarit”. Rama tha se në rast se nuk do të ishin marrë masat ekstreme nga qeveria e tij, por do ishin marrë masa më të lehta, atëherë do të ishim 2800 të vdekur. Sërish shifra është jashtë çdo krahasimi. Në rast se Shqipëria do kishte 2800 raste fatale, atëherë do të llogariteshin, për efekt krahasimi me vende e tjera, 973 vdekje për 1 milion banorë. Spanja dhe Italia, dy vende që u kritikuan për ndërhyrjen e vonë dhe për masa jo të forta, kanë mesatarisht nga 400 vdekje për 1 milion banorë nga koronavirusi. Pra, mbi 2 herë më pak se shifrat e specialistëve të Ramës. Kjo ishte vetëm pjesa e parë e shifrave që dha Rama. Ishte pjesa ku duhej të bëje diferencën mes masave të tij (që bëhen unike e qesharake në fundjavë kur ndalohet e gjithë jeta e vendit, a thua se virusi pushon gjatë javës dhe sulmon në fundjavë), dhe atyre të qeverive të BE-së, apo të rajonit.

Pjesa e dytë, pasi qeveria na ka shpëtuar nga 2800 apo 18 mijë të vdekur, është pjesa e dhembshurisë. Në fjalën e tij, nuk dihet pse përfshiu Francën si vend për t’u krahasuar, Rama theksoi se qeveria e tij ka miratuar një plan ndihme ekonomike prej 4 për qind të GDP. GDP e Shqipërisë, sipas buxhetit 2019, është 17 miliardë USD, me konvertimin qeveritar. Kjo do të thotë se paketa e ndihmës për qytetarët e prekur nga koronavirusi është 680 milionë USD. Të dyja paketa e ndihmës, si ajo e para që përfshinte biznesin e vogël dhe ndihmën ekonomike, si dhe paketa e dytë që përfshinte biznesin e madh dhe pjesën e dytë të biznesit të vogël, parashikonin ndihmë vetëm për qytetarët.

Pra, ndihma ishte në formën e rrogës, çekut, për t’i kompensuar çdo qytetari (dhe jo për llogaritë e biznesit) efektet e shkaktuara nga papunësia apo ulja e të ardhurave të punës. Duke u bërë pjesë e retorikës së Kryeministrit, çdo qytetar shqiptar duhet të marrë rreth 240 dollarë në llogarinë e tij. Sipas studimit të fundit të INSTAT, familja shqiptare përbëhet mesatarisht nga 3,7 persona. Kjo do të thotë, sërish sipas logjikës që Rama po i ndihmon të gjithë, që çdo familje ka marrë 880 USD nga qeveria. Nëse nuk i keni marrë, me siguri ka marrë më shumë familja e komshiut apo kushëririt. Nëse nuk i ka marrë as ai, atëherë ka shumë mundësi që ju që po dyshoni të jeni aleat i armikut të padukshëm. Ndaj duhet ndryshuar edhe Kodi Penal, sa më shpejt…

Në të vërtetë, shifrat e ndihmës ekonomike, ku përfshihen edhe garancitë e papërdorura nga biznesit, falja e kamatëvonesave të energjisë së papaguar para janarit 2020 që përbëjnë gati gjysmën e paketës, më shumë shërbejnë për të fryrë shifrat sesa si ndihmë për familjet e prekura nga pasojat e karantinës. Sikundër, shifrat me mijëra të vdekur e qindra mijëra të plagosur, në botën e sotme, ku gjithçka krahasohet brenda pak minutash, janë thjesht retorikë në kohë virusi. Që nga nisja e pandemisë, të gjithë mjekët, virologët, sociologët, politikanët edhe psikiatrit, japinë vetëm një këshillë për të përballuar “luftën”. Kjo recetë është aq e thjeshtë, TRANSPARENCË.

*Sa për specialistët e pavarur që i shpjegojnë Kryeministrit shifrat, mjafton një fakt i thjeshtë. Sot, konferenca e përditshme informuese e grupit të ekspertëve që raportojnë për përhapjen e virusit nuk u mbajt në orën 11:00, siç ka ndodhur përditë. Ajo u shty, rreth orës 12 e 30, pas fjalës së Kryeministrit në Kuvend. Çështje prioritetesh dhe pavarësie…/ Panorama



12 Comments

  1. Per nje gje kumanari ka te drejte. Shqiperia eshte ne vend te pare per gjobat dhe personat e burgosur. Nga i biri i njerit qe denonte me vdekje ne emer te popullit seshte asgje te te burgos ne emer te popullit.

  2. Kur eshte caktuar orari qe te dalim te gjithe ne ballkone per te duartrokitur arritjet fenomenale te liderit ton suprem? Se nuk e mbajme dot entuziazmin!

  3. Ore, ketij hajduti e xhelat i popullit te vet, duhet ti q….. robt.
    Megjithate, une inatin me te madh e kam me popullin tim trim e liridashes qe ha buk e kos e fle gjume.
    Kur ke nje pupull qe ska respekt e dinjitet per veten e tij, te reagoje per mireqenien e tij sic bejne ne vende e demokraci (Franca psh), kjo qeveri e te tjera si kjo qe mund te vijne do bejne palle me ne popullin.

  4. Ne fakt sipas llogaritjes se bera nga Nafija e dybekut,ketij monstre qe nuk ka asgje njerzore,ka pasur mundesi te thote se me veprimet e tij,ka shpetuar 28000 qytetare qe mund te kishin vdekur mbase mund te thoshte 128000 qytetare !?Madje ka shpetuar nga Covid 19 me shume se jane invektuar !!!!I fandaksuri i Surrelit do te marre tre nga fetaret e ps-se e hajdutet e kesaj kohe pas e do te ece triumfator nga Sheshi” Nene Tereza” deri te Bulevardi i Ri,mes per mes,poshte kalit te Skenderbeut,do qendronte pak aty,ne mos te fliste me kalin,apo priste ndonje dhurate nga poshte tij,te krahasohej me Skenderbeun tanime eshte diçka qe e ka arritur ?!?!?!?!Mashtrimet e tij dhe megallomania e tij nuk kane te krahasuar me asnje mbi kete toke ?!Duke ditur çmimin e deshtimit si hajdut dhe shpirtlige,do te gjeje nje rrugedalje pas gjithe kesaj…..,po ben shume dhe do beje edhe me ne kete drejtim,kot e ka !!!28000 m Siperfaqja,28000 deshmore u kane dalur komunisteve,dhe 18000 te shpetuar nga edvini,hahahahahahahhaha !Sa kam qeshur,hahahahahahahahhaahahhaha

  5. Nastradin Rampordha e madhe.Mburravec-pordhac,mashtrues,cinik,racist,frikacak,i pamoral,hajdut,skizefren,i denje tamam per porpullin ShqipKar!

  6. me duket se i ka ikur mendja kur ben keto krahasime te gjithe shqipetare i kujton se jane dele dhe se i ka te izoluar duke shkelur te drejtat e njeriut si ne kohen e mer humit por shqipetaret kane dale dhe kane pare boten dhe e dine se ndihma ekonomike si ne france apo gjermani eshte afersisht 400 e uro per person qe nje familie me 4 persona merr l600 ero ndihme plus l50 euro shtese per covin-19 dhe e ka te paguar po nga shteti qerane e shtepise gaz ,uje , drita familiat me ndihme shkojne te mjeku dhe nuk paguajne asnje cen plus qe kane dhe favore te tjera ; ram mos fol brokulla ne parlament se esht turp per ty:persa i perket masave nga ju ju i keni semure me shume nga sistemi nervoj dhe dhe i keni ulur rezistencen kundrejt semundjes por shqipetaret i ruajte zoti dhe jo masat e tua

  7. Po prisni shume nga nje injorant si Rama. Ne matematike ka qene nuk gjare gjithe jetes se vet. Ne fakt deri ne klase te tete ka bere matematike dhe jo me tej. Po te mendosh se ka bere tete vjet shkolle dhe cdo gje qe ka mesuar te beje jane ca zhgarravina te pakuptimta, do ta kuptoni se cfare eshte i afte te beje ne matematike. Sa per fjalet dhe frazat “e medha” qe thote, mos kujtoni se i ka lexuar apo degjuar vete, jo o njerez. Atij i vene perpara ca fraza te shkeputura nga njerez te ndryshem dhe ai i vendos ne kontekstin qe do vete. Kulmi arriti me ate citimin e atij terroristit te vrare nga anerikanet qe kuptohet se dikush ia kishte servirur dhe ky “i shumedituri” yne, per te treguar se lexon letersi arabe, e vendosi ne faqen e tij facebook. Ka patur shume njerez qe i kane besuar ne fillimet e tij, mund te kete akoma njerez qe i besojne, por shumica e kane kuptuar sot se Rama eshte vetem nje psikopat skizofren qe te vetmet gjera qe di te beje jane vjedhja dhe shkaterrimi i shtetit, ulerimat idioteske si dhe ca zhgarravina pa piken e vleres.

  8. O të humbur shqipëtarë,
    Seç qenkeni për të qarë!
    Për të qar’ e për të sharë,
    Për të shar’ e për të vrarë!

    Shtetarët nën dhé ju hodhnë,
    Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

    Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
    Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

    As bukë, as brekë s’ju lanë,
    Ju punoni, ata hanë!

    Nuk ju lan’ as pakë nderë
    Q’e kini pasur përherë.

    As nder, as turp, as gjak s’kini
    Unji kryet dhe po rrini.

    O shqipëtarë barkzbrazur,
    Fustançjerr’ e këmbëzbathur

    Zemërohuni një herë,
    As krenarë, por veç të dhjerë.Per ju shpellkare i ka keto rreshta Konica mos hani mut gjithe diten neper portale

  9. VINI RE!!!

    10.000€ SHPERBLIM PER CDO SHQIPTAR QE INFEKTON ME KORONA VIRUS NJE DEPUTET TE PARLAMENTIT TE QELBESIRAVA.

    20.000€ SHPERBLIM KUSH INFEKTON TE GJATIN E SURRELIT.

    PAGESEN E JEP CASH NE DORE LALI FIKU I BASHKISE.

    1. Ore ti a mir nga trute?
      Si ja ul vleren kaq shume aij te gjatit??
      nqs do vendosesh 10.000€ per cdo deputet duhet te vendosesh 1.000.000€ per ate te gjatin.

  10. Ne te vertete shifrat jane te tilla:
    Duke mare parasysh studimet qe jane bere ne SHBA i bie te vdesin rreth 0.05% te popullsise, ku pjesa me e madhe do te jene pleq qe gjithsesi kishin per te vdek. Pra i bie qe ne Shqiperi te vdesin rreth 1000 veta nga korona.
    Po sa persona jane duke vdek nga semundje te tjera sepse nuk kurohen dot ne spital si pasoje e karantines?
    Pa sa persona kane per te vdek nga varferia si pasoje e karantines?
    Apo keto te tjeret nuk kane rendesi.
    Ajo qe me trishton mua nuk eshte as Edi as Qeveria por fakti qe Populli jone po mbeshtet qorrazi kete diktator, gje qe me ben qe eshte nje popull idiot dhe qe nuk e meriton te shkoj posht e me poshte.
    Ka vetem nje zgjidhje per te dale nga situata: Emigracioni, perfundimisht ketu nuk ka me te ardhme
    Mendoj se Shqiperia ka pasur fatin e mir keto 25 vite te kete pasur dy udheheqesa (Tosin dhe Saliun) qe me gjith te keqiat qe kishin nuk ishin Diktator, tani fati ka mbaruar …..
    dhe sic e ka thene ai vete (e pergezoj per sinqeritetin): Skeni pare gje akoma…

  11. Expertet e pavarur,qe i paskan dhene Rames keto shifra,mos eshte po ajo kompani e huaj shume prestigjoze,qe beri analizat e problemeve te procesit te Babales??????Si nuk pyet njeri,kush na qenkan keta experte,qe nuk u “varkan”,te pakten prej Rames rilindas????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *