• |
ide | kryesore

Basha nuk komenton çfarë i kërkoi Ramës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp, ka folur lidhur me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal sot gjatë seancës plenare, dhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, që u zhvillua ditën e djeshme.

I pyetur nëse ka pasur debate me kryeministrin Edi Rama, Basha refuzoi që të përgjigjej duke u shprehur se do të respektonte rreguallet e përcaktuara në ligj.

“Dua të them një pjesë e propozimet nuk kanë qënë të nevojshme. Në gjykimin tonë masat administrative kanë qënë të nevojshme. Në përjashtim të rastit kur një person me vetëdije, duhet të ndëshkohet. Ja të marrim një shembull, një qytetar ka dalë për të marrë bukë dhe nuk ka marrë dot lejen, për raste të tilla masat e shpallura janë të mjaftueshme. Por thelbi qëndron për ndryshimet. Do i nënshtrohen edhe gjykimeve të Presidentit. Virusi luftohet, njerëzit ndihmohen. A ka pasur debate në mbledhjen e djeshme me kryeministrin Rama? Nuk kam asnjë koment! Zhvillohet sipas rregullave që përcaktohen në ligj por mund të më pyesni për qëndrimet e mia,”-tha Basha.



1 Comment

  1. Ju bej thirrje te ngriheni ne te gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile per te kundershtuar veprimet shtazore ndaj jush te ketij bastardi te xhelateve hoxhist. sb pershendetje doktor jam 1 qytetar nga vlora shiko si i trajton policia grate ne vlore i ndjek me vrap brenda ne det” ky është mesazhi i publikuar nga Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *