• |
ide | kryesore

Vullnetari Nainggolan: shpërndan pako ushqimesh për njerëzit në nevojë

Sport



Radja Nainggolan vullnetar special i ‘Fiera di Cagliari’ për të shpërndarë vakte ushqimi për shumë kaljaritanë të goditur nga pasoja ekonomike të emergjencës koronavirus. Mesfushori belg i ka dhënë një ndihmë Caritas në shpërndarjen e pakove jetike për ata që janë më në nevojë. Ninja e ka kaluar paraditen duke u marrë me regjistrimin e familjeve në vështirësi e në shpërndarjen e produkteve të nevojshme për ta.

Në ditët e ardhshme, Caritas pret të vijnë vullnetarë edhe futbollistë të tjerë të Cagliari, të njohur për sensibilitetin e tyre e afërsinë me Caritas. Në Qendrën e përkohshme të grumbullimit e shpërndarjes së ushqimeve më të nevojshme, hapur rreth dy javë më parë në Fiera Campionaria në Kaljari, për të përballuar një rritje të kërkesave me 50%, janë impenjuar rreth 100 vullnetarë të rinj. Cdo ditë garantohet dorëzimi i 200 pakove jetike për familjet në vështirësi: këtyre i shtohen ato të ndihmuara nga Qendra e shpërndarjes në rrugën Po. “Një përgjigje konkrete – shpjegon drejtori i Caritas dioqezës don Marco Lai – përballë një emergjence që ka nxjerrë në dritë një varfëri të fshehtë: atë të njerëzve që jetojnë nga punë të rastit ose sezonale: një numër i konsiderueshëm i familjeve që janë sot në nevojë për të përmbushur nevojat parësore, siç është ushqimi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *