• |
ide | kryesore

Detajet/ Si u zbulua vatra e Covid në Krujë nga denoncimi i Bashës në Këshillin e Sigurisë

Lajme, Të fundit



Zbulimi i 4 rasteve të reja me koronavirus në një fasoneri në Krujë ka ndodhur që të hënën, por qeveria nuk i ka raportuar rastet. Ky përfundim faktohet nga zhvillimet e sotme në Krujë, të cilat u paraprinë nga një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën. Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, ka ngritur shqetësimin e infkesionit përmes fasonerive dhe ka kërkuar mbylljen e tyre.

Kjo kërkesë, e përsëritur rregullisht në publik nga Basha që prej shpërthimit të epidemisë, u refuzua nga kryeministri Rama edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare para dy ditësh. Të njëjtat burime konfirmojnë se Basha ka këmbëngulur duke iu referuar rasteve konkrete. Ai ka përmendur infektimin e disa personave nga punonjësja e fasonerisë në Shkodër, i bërë publik të premten e kaluar, si dhe ka folur për vatra të reja infektimi në Krujë.

“Sot kemi 3 raste në një fasoneri në Krujë, çka tregon se po kthehen në rrezik perhapjeje- mësohet të jetë shprehur Basha gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën. Por informacioni që kreu i opozitës i dha Këshillit të Sigurisë u mohua nga qeveria. Mësohet se Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndërhyrë duke u shprehur se “Nuk ka asnjë rast me COVID 19 në Krujë”. Mbyllja e fasonerive ka qenë një nga pikat e propozuara nga Basha në planin fillestar të PD për masat antiCOVID, sapo u komfirmua rasti i parë i infektuar, në 9 mars. 



3 Comments

  1. Se edhe në Itali është bërë një rrëmujë me këto ligjet. Ju në Shqipëri jeni më të qetë se ndryshuat kodin penal, por nuk bëtë një rrëmujë me dekrete personale të këshillit të ministrave dhe po krijon një rrëmujë nga ana juridike e interpretimit. Janë kapur këta persona problematikë dhe marrin gjoba. Këtu gjoba parashikon nga 400 euro deri në 3 mijë euro.Nga burime te besuara lulushi na u be parashikues shyqyr qe e keni o shpellkare,nuk eshte thene deri tani po edhe keto 500 te infektuar lulushi i ka zbuluar ja ka thene edhe rames por ky nuk e beson se lulushi e ka ves Genjeshtren keshtu thone te vetet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *