• |
ide | kryesore

Flet e ftuara e emisionit të Ellen DeGeneres: Nuk është ashtu siç mendoni, lë për të dëshiruar

Paparazzi, Slider



Nikkie Tutorials, grimierja dhe YouTuber-ja që u intervistua nga Ellen pak muaj më parë, tha për një revistë hollandeze se përvoja e saj në emision la për të dëshiruar.

“Mund të më quani naive, por prisja të mikpritesha me konfeti. Në të vërtetë më përshëndeti një praktikant me nerva që ishte i lodhur,” tha ajo. “Gjithë të ftuarit kishin tualete personale, ndërsa unë jo. Dhe nuk përdorja dot tualetin më të afërt sepse ishte rezervuar për Jonas Brothers. Pse ata po dhe unë jo, mendova. Në fund të fundit, videoja ime mori 8 milionë shikimi, ndërsa e tyrja 2 milionë.”

Por kjo s’mbaron me kaq. Në mars, njerëz që kanë punuar ose punojnë në industrinë e argëtimit ndanë në Twitter histori me protagoniste Ellen që nxjerrin në pah se moderatorja nuk është njeriu i qeshur dhe i dashur që shohim në ekran.

1. “Ellen ka hundë të ndjeshme dhe kush do që të futet në zyrë dhe t’i flasë, duhet të përtypë çamçakëz. Nëse një punonjës vjen erë sipas saj, detyrohet të shkojë në shtëpi dhe të bëjë dush.”

2. “Një anëtar i stafit të saj më tha se çdo ditë, Ellen zgjedh dikë dhe ia bën jetën ferr. Nuk është faji i punonjësit, thjesht duhet ta durosh. Të nesërmen ia bën jetën ferr dikujt tjetër.”

3. “Ellen ka rregulla mbi çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet të porosisë stafi për drekë. Askush nuk mund të hajë peshk në punë e gjëra të tilla.”

4. “Pasi punoi për Ellen për 5 vjet, një mikesha ime bëri një fëmijë dhe gjeti një punë më të mirë me më shumë përfitime. Ellen iu përgjërua të kthehej dhe pasi u kthye, e pushoi brenda javës pa asnjë arsye. Shoqja ime ngeli pa punë, me një fëmijë dhe pa përfitime.”

5. “Dikur punoja te Real Food Daily dhe i shërbeva Ellen dhe Porsha. Ellen i shkruajti një letër menaxherit tim dhe u ankua për manikyrin tim të krisur. S’i kishte rënë në pjatë, thjesht më ishte krisur në dorë. Desh më pushoi nga puna.”



4 Comments

  1. Keto jane “liberalet” e majte. Te gjithe meritojne cmim Nobel ne hipokrizi. Te drejtat e punonjeseve, mos-diskriminimi etj., etj., jane vetem per idiotet qe i ndjekin dhe besojne.

    1. E keni bo kete punen i majte vs i djathte si ndarja ferr vs parajse. Po s jeni as protestante qe boni kshu gomarlleqesh

  2. Degeneris ose e Degjeneruara eshte perfaqesuese tipike e “identity politics” pra i perket homoseksualeve si lezbike qe eshte. Qellimi i ketyre nuk jane te drejtat sepse ato i kane te gjitha, por perhapja e homoseksualizmit. Ata nuk do ndalin pa e pare te gjithe boten te behen si vetja. Ata kane nje urrejtje te madhe per kedo qe nuk eshte si ata (me pak per ata qe i perkrahin se i shohin si kandidate per tu bere si ata) pasi jane si pasqyre se si duhet te jete njeriu, dhe shohin veten sa te percudnuar jane nga obsesioni seksual. Une mendoj se virusi eshte nje gje e mire per kete rast se do ti shtyje njerezit te mendojne per gjera vertete serioze e te rendesishme ne jete e jo te merren se cfare do perdorin per seks organin seksual apo organin e jashtqitjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *