• |
ide | kryesore

Një kontroll rutinë zbuloi rastin e parë me koronavirus në Mallakastër

Lajme, Të fundit



Në vatrën e re në Fier ku u zbuluan tre persona me Covid-19 pozitiv, ka vijuar hetimi për gjurmimin e personave që kanë pasur kontakte. Mësohet se janë marr 5 tamponë të tjerë tek personat e kontaktit, në dy familje dhe priten përgjigjet nga ISHP. Tre personat e prekur janë në karantinë, dhe po në karantinë janë edhe familjarë të të afërmve të tyre.

Ndërkohë për rastin e parë të Mallakastrës ku rezultoi pozitive infermierja në Aranitas, mësohet se janë marrë 12 tampona të personave të kontaktit dhe të afërm të saj dhe pritet përgjigja nga ISHP. Vetë pacientja nuk ka asnjë shenjë të Covid 19 dhe u zbulua gjatë një kontrolli rutinë, raporton TCH. Që prej të enjtes, vetë infermierja dhe persona të afërt me të janë karantinuar.

Ditën e sotme pritet përgjigja e testimit të dytë të stafit mjekësor të qendrës shëndetësore Aranitas ku infermierja është e punësuar. I gjithë stafi prej dy ditësh është vetëkarantinuar. Fshati Metoh në Mallakastër ku banon infermierja që rezultoi pozitve me Covid-19, ka rreth 200 banorë.



1 Comment

  1. PRANDAJ EDHE KY KURVA E ANETES DUHET TE BEJE TESTE SA ME SHUME . TE PAKTEN TE DY-TREFISHOJE NUMRIN E TESTEVE PER TI PARAPRIRE SE KEQES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *