• |
ide | kryesore

Basha vë alarmin: Ekonomia po fundoset, qeveria ofron “lugën bosh”

Lajme, Të fundit



“5 javë pas shpalljes së karantinës, nga njerëzit në shtrëngesë ekonomike tek biznesi i vogël dhe punëdhënësi i madh, janë të gjithë të lënë në baltë. Ndërkohë qeveria vazhdon të flasë e ti ngopë me lugë bosh, me truke propagandistike si amnistia, e cila nuk do t’i shërbejë qytetarëve, por një grushti njerëzish për të pastruar paratë e pista”.

Kështu e nis kryetari i PD-së Lulzim Basha analizën e tij për situatën ku po kalon vendi. Sipas tij çështja më e rëndësishme sipas tij është ekonomia.

“Çështja kryesore sot janë tavolinat e zbrazura të shqiptarëve. Janë xhepat e zbrazur të kryefamiljarëve. Janë dhjetëra të infektuar vetëm në 24 orët e fundit nga fasoneri të pambyllura. Ndonëse kemi 4 javë që e kërkojmë mbylljen e tyre, fasoneritë mbahen të hapura për një arsye fare të thjeshtë: Sepse lekët e shqiptarëve, lekët e taksave që janë rritur këto 7 vite të qeverisjes Rama, nuk shkojnë tek qytetarët, por shkojnë tek oligarkët. Shkojnë në tendera sekretë dhe korruptivë” – tha Basha.

“Ekonomia po fundoset, bizneset që ditë për ditë detyrohen të largojnë njerëz nga puna. Shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria. Kemi një qeveri të papërgatitur, që diçka thotë në mëngjes dhe e ndryshon në drekë dhe pastaj atë që thotë në drekë e ndryshon prapë në darkë, shpall një masë të premten dhe e ndryshon të shtunën” – tha Basha.

“5 javë pas nisjes së karantinës ekonomike dhe distancimit social të qytetarëve, kurba e infeksionit vazhdon të sillet njësoj si i pari i qeverisë: me të njëjtën mungesë stabiliteti. Sepse qeveria nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë strategji, nuk ka ndërmarrë asnjë hap domethënës as për të frenuar përhapjen e virusit. Ne mbetemi vendi i fundit përsa i përket testimeve. Nëse nuk kryejmë testime nuk mund të kemi informacion të saktē sa i përhapur është virusi.

Në këto pesë javë kryeministri u ka ofruar qytetarëve masa shtrënguese të bollshme dhe llafe me bollëk. Por kur vjen puna te mbështetja dhe ndihma financiare, qeveria dhe kryeministri nxjerrin pikatoren dhe qytetarët nuk kanë marrë ndihmën financiare që ju është premtuar e për të cilën kanë më shumë se kurrë nevojë sot. Nga kjo pikëpamje, shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një tjetër provë e mungesës së një plani dhe e dështimit të qeverisë në këto 5 javë për t’u përballur me krizën” – tha Basha në një intervistë për Syri Tv. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Po c’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet?E ka thene salihu per tju ardhur ne ndihme ju shpellkareve qe do komentoni tani

  2. Ka paterica plot qe e mbajne pasardhesin tend klloun cirku. dhe ka kllouner 5 leksh ne gjunj plot. po le te vazhdoj se dhe vete do fundoset mire.

  3. Mund ti ngrini padi ne hag per krime kunder shqiptareve. dhe genocid te paster. fakte ka pa fund. Jo vetem bla bla bla.

  4. Kur mendojme per ekonomine se si ka qene, e si na ka ardhur dita qe te numurohen qindarkat, eshte faqia e zeze per ne si popull, Duke u bazuar ne resurset e vendit, por nese do kishte investime te fuqishme ne do te ishim shume me mire ekonomikisht, se sot, e dje,Me aredhjen ne pushtet te rilindasve te qelbur, tendenca qe paskan patur keta makute, paskish qene vetem vjedhja, e robetimi i ekonomise se brendeshme. Kane 7 vjet qe pensionet nuk jane rritur, rrogat me simpati, taksat jane rritur e shtuar sa ne kufi te llogaritjeve per jete familjare. E ne kete mori shfrytezimi shteteror ndaj popullsise vjen edhe urrejtja ndaj pushtetit qe po na gerryen cdo dite keq, e me keq. Ne se vazhdon me kete rruge, e drejtim, ketu se shpejti do pllakose mjerimi e nga ajo do plase vjedhja, rremuja, anarshia dhe pse? Sepse jemi popull qe humbin besimin tek e aredhmja, tek shpresa demokratike qe shihet e degjohet, por qe ne e paskemi te veshtire ta arrijme sepse kemi barbare brenda, e sidomos kete rilindje te qelbesirave.

  5. Kurthi i cdo popuĺi i cdo vendi jan partit dhe politika. dhe lideret qe vendosen me imponim nga amerika dhe brukseli packa se ne dukje eeshte ndryshe. ata investojn dhe marin mbrapsh 100 fish sigurisht nga xhepat tan. Ti themi gjerat sic jan.Dhe te analizojm pak .

  6. Korupsioni, termeti, pandemia, paaftesia, llafellogjia.hipokrizia etje vese po e dergojne Shqiperine ne epoken mesjetare. Duhet nje mobilizim apsolut i patrioteve te ketij vendi qe te ndalet rrokullisja. Duhet qe partite politike te kryejne misionin e tyre ne sherbim te qytetareve e jo ne vjedhje, shpifje, sharje se kjo gjuhe e kjo menyre qeverisese ka vetem nje perfundim .Kapitullimin e Shqiperise

  7. Po c’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet?E ka thene salihu ne fcb dhe per ty qe nuk le rralle pa mbrojtur salihun lulushin ti qe di ti vendosesh XIXA cdo vrasje vjedhje kercenimi perdhunimi djegje dyshes baba e bir I te keqes salih e lulush

  8. Lulzim Bashës në atë kohë i kishte plasur skandali i kontratës mbi 1 milionë dollarë me kompaninë tjetër lobuese të Nik Muzin, hesap të cilin Lulzim Basha ende se ka zgjidhur me drejtësinë.

    Partia Demokratike do të ketë zyrtarisht si kompani lobuese në SHBA të njëjtën që përdor edhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, një njeri i akuzuar për krime, i mbështetur nga Rusia dhe Putin, si dhe një nga personat me të kërkuar nga DEA amerikane e cila për kokën e tij ka vënë një shpërblim 15 milion dollarë.

    Ka disa të dhëna se Lulzim Basha prej gati dy vjetësh nuk udhëton dot përtej oqeanit dhe për këtë ka pasur dhjetra raportime mbi mundësinë e refuzimit të vizës amerikanë ndaj tij.

    Interesant është fakti se ndërsa Basha i bën thirrje Ramës për anulimin e koncensioneve, për të ndihmuar njerëzit në nevojë, vetë shkon e nënshkruan kontrata lobimi.

  9. I more leje sorrosit te flasesh o hale.me bekimin tend ,ky felliqesire qe kemi po gropos nje popull te tere.po na kthen nostalgjine per enverin mor i paafte.je skllav i plakut qelbanik sooros dhe je ne krye te nje partie pa asnje merite.te ishte olldashi gjithcka do ishte ndryshe.

  10. vazhdoni me tifozllek partish se mir e keni. edhe 100 vjet te tjera njesoj skllever te fuqive te medha dhe liderve te tyre te emruar do jeni. ju jo se nuk e dini kete gje. ju e dini shum mire. mirpo e keni skllaverine dhe komunizmin per zemer. kjo esht e gjitha. i pafshi hajrin sic ja keni pare. vazhdoni. nuk ja vlen me as te lexosh asgje. epi vazhdoni mbytuni.

  11. Lulzime tregojua shpellkareve militante per lobimin e ri te pd me firmen e gazit gei,pse zgjodhet lobusit e Manduros qe salihu ka qef dhe e perdor shpesh,trego lulzime antarsia ka te drejte ta di kete lobim,ku i gjete parate lulzime?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *