• |
ide | kryesore

Meghan dhe Harry, vullnetarë për të izoluarit nga Covid-19

Paparazzi, Slider

Princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, me maska dhe dorashka angazhohen si vullnetarë për t’iu çuar ushqim të sëmurëve në Los Angeles, SHBA. Kështu çifti i njohur i përkushtohet bamirësisë, bashkë me organizatën Project Angel Food, e cila merret me shpërndarjen e ushqimit për personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Ish Duka dhe dukesha e Sussex u filmuan nga një kamera sigurie, duke dorëzuar ushqimet për të izoluarit prej koronavirusit, në Los Angeles. Në pamjet e publikuara nga TMZ, tregohet për herë të parë fytyra e Harryt dhe Meghan qysh kur u transferuan në Los Angeles, ku thuhet se kanë blerë një vilë prej 14.5 milionë dollarë, e cila më parë ka qenë e Mel Gibson.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu