• |
ide | kryesore

Del studimi i fundit/ Sa qëndron covid-19 në ajër, në letër, plastikë…

Kryesore, Lajme



Koronavirusi mund të jetojë deri në 3 ditë në disa sipërfaqe, si plastika dhe çeliku. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar këtë të martë në në “New England Journal of Medicine”. Ekspertët thonë se rreziku që konsumatorët të infektohen nga prekja e këtyre materialeve gjithsesi është i ulët, por për herë të parë kanë dalë paralajmërime shtesë për kohën që virusi qëndron në ajër, gjë që mund të ketë pasoja sidomos për punonjësit e mjekësisë.

Studimi i ri vëren se virusi shpërbëhet brenda një dite në një sipërfaqe kartoni, duke zvogëluar shqetësimin mes konsumatorëve për dërgesat, apo se zarfet do të përhapin virusin gjatë periudhës së qëndrimit dhe punës nga shtëpia. Në karton mbijeton deri në 24 orë duke bërë që pakot që mbërrijnë me postë të kenë vetëm nivele të ulëta të virusit – përveç nëse personi që e ka prekur të mos jetë kollitur apo të ketë teshtirë mbi të gjatë transportit.

“Kur virusi tretet në ajër në pika më të vogla se 5 mikrometra – të njohura si aerosolë – ai mund të qëndrojë pezull në ajër për rreth një gjysmë ore”, – thanë studiuesit, – dhe më pas bie poshtë dhe shtrohet në një sipërfaqe ku mund të jetojë edhe për orë të tëra”. Ky përfundim për aerosolin është në kundërshtim me qëndrimin që po mban aktualisht Organizata Botërore e Shëndetësisë që virusi nuk transportohet nga ajri.

Virusi jeton më gjatë në plastikë dhe çelik, duke mbijetuar deri në 72 orë. Por përqendrimi i virusit zvogëlohet ndjeshëm gjatë kësaj kohe. Nuk mbijeton në sipërfaqe bakri ku reziston vetëm 4 orë.

“Në teori çdo sipërfaqe që mund të prekim mund të jetë e kontaminuar me virusin. Që nga qeset në supermarket deri te ushqimet e paketuara apo ato që na vijnë delivery nga restorantet” – thotë Dr. Linsey Marr, e cila nuk ishte anëtare e ekipit hulumtues, por është një eksperte në transmetimin e viruseve nga aerosoli në “Virxhinia Tech” në Blacksburg.

“Ne mund të çmendemi duke diskutuar mbi këto “nëse prek këtë apo atë” sepse të gjitha janë një burim i mundshëm, kështu që ne duhet të përqendrohemi në rreziqet më të mëdha” – shton ajo.

“Nëse njerëzit janë të shqetësuar për rrezikun, ata mund të pastrojnë pakot me dezinfektues dhe të lajnë duart”, – tha ajo.

Është e paqartë se pse kartoni është një mjedis më pak mikpritës për virusin sesa plastika ose çeliku. Kjo mund të shpjegohet me thithjen ose cilësinë fibroze të paketimit në krahasim me sipërfaqet e tjera. Nëse virusi mund të mbijetojë dhe të mbetet infektues në ajër është një element mjaft i rëndësishëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Për javë të tëra ekspertët kanë pohuar se virusi nuk qëndron në ajër. Por në fakt, ajo mund të udhëtojë në ajër dhe të qëndrojë pezull për rreth gjysmë ore. Virusi nuk mbetet në ajër në nivele të larta të mjaftueshme për të qenë një rrezik për shumicën e njerëzve që nuk janë fizikisht afër një personi të infektuar, por procedurat që punëtorët e kujdesit shëndetësor përdorin për t’u kujdesur për pacientët e infektuar ka të ngjarë të gjenerojnë aerosole.

“Punëtorët e kujdesit shëndetësor mund të mbledhin ato pikëza të vogla, por dhe më të mëdha në veshjet e tyre mbrojtëse kur punojnë me pacientë të infektuar. Ata mund të infektohen me këto pika të mëdha dhe të vogla kur heqin pajisjet mbrojtëse dhe të ekspozohen ndaj virusit” – tha Dr. Marr.

Për të vlerësuar aftësinë e virusit për të mbijetuar në ajër, studiuesit krijuan atë që përshkruhet si “eksperimenti në kushte të kontrollueshme”. Në këtë laborator virusi mbijetoi dhe mbeti infektues deri në 3 orë, por aftësia e tij për të infektuar ra ndjeshëm gjatë kësaj kohe.

Sipas studimit aerosolet mund të qëndrojnë në ajër vetëm rreth 10 minuta, por Dr. Marr nuk pajtohet me atë vlerësim dhe thotë që ata mund të qëndrojnë në ajër për 3 herë më gjatë. Sipas saj, lëngjet e mukusit dhe të frymëmarrjes të njeriut mund të lejojnë që virusi të mbijetojë më gjatë sesa lëngjet laboratorike që studiuesit përdorën për eksperimentet e tyre.

Sipas tyre koronavirusi i ri nuk duket se është më i aftë të mbijetojë për periudha më të gjata se “kushërinjtë e tij” të ngushtë SARS dhe MERS, që shkaktuan epidemi të mëparshme. ©Përktheu LAPSI.al



9 Comments

  1. Ngatërron tamponët me kalibruesit (po 7×7=42 ngelet në vend të parë)Lobim tjeter me zyra te lidhura me rus e Putin

    1. Duket se ti ke besim vetëm tek lideri botëror Rama, specialisti më i madh i të gjitha fushave e dëgjon e lexon vetëm çfarë thotë e çfarë shkruan ai, e cilido specialist tjetër i shëndetësisë, sipas mendjes tënde është i lidhur me rusin e Putinin.

  2. Sot e mesova nga ky shpellkari qe lulushi qenka dhe specialist mjeksie,habitem si nuk e quajte lulushin doktor shkencas mjeksore se mund te funksionoje bythelepirja,si pas shkrimit kot qe europa po del ngadale nga karantina

  3. O rrot Basha ka mbaruar 1 universitet ne perndim .Po baxhella kryeminister vetem ka shitur inkona tè vjedhura ne perndim .

  4. O labi ta mori motra provimin si puna e provimeve te lulushit ne hollande qe nuk tregon asnjehere diplomen,ka mbaruar vetem vitin e pare si enveri se dhe i ngjan shume mamaja i ka punuar te Blloku

  5. I njohur tashmë si “doktor vdekja”, për shkak të qasjes së tij publike dhe lajmeve të rreme që përcjell duke përdorur si burim njëherë “varrëmihësin dixhital” dhe njëherë “funeralin dixhital”, Berisha ka përcjellë një reagim për këtë.

    Në televizionin e familjes, ai është shprehur se ka informacione të sigurta pasi siç thotë “Mua më vijnë informacionet direkt nga varrezat”.

  6. Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit Sali Berisha duket i përkushtuar ndaj familjes së të fejuarës së tij, Armina Mevlani.

    Së fundmi ai ka punësuar vjehrrin e tij Arben Mevlani në televizionin e ri, ku siç është raportuar “de fakto”, është nën pronësinë e tij.

    Arben Mevlani është shfaqur mbëmjen e djeshme duke dhënë lajmet e edicionit të mbrëmjes, duke braktisur televizionin Klan Plus, ku e kishin dërguar më parë.

    Ndërkohë, krushku Sali Berisha ka bërë një përpljekje për ta reklamuar transmetimin edhe në rrjetet e tij sociale për të afruar sa më shumë shikues.

    Më herët, administratori i këtyre mediave Çlirim Peka, ka reaguar duke mohuar se merrte para nga Sali Berisha dhe Ilir Meta për portalin dhe televizionin, ku siç raportohet deri më tani, ka shpenzuar 1 milionë euro si dhe “rastësisht” studiot i ka në pallatin e Monika Kryemadhit

  7. Ja arriti krimineli vrasesi shkatarruesi vampiri salih te behet me tv,ku i gjeti parate ky kriminel,me duket qe parate e gerdecit dhe sypeshkaqeni zeni filluan ti investojne ne media me qim peken administrator vjerrin foles i dhunuari krasta nga salihu gazekar karmina kostumografe,jamarberi finance,teknika seit dollapi i pampurit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *