• |
ide | kryesore

“Paketa anti-shpifje do përkeqësojë situatën e medias në Shqipëri”/ Meta apel qeverisë të tërhiqet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhur me raportin e Reporterëve pa kufij mbi lirinë e medias.

“Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve vjetore të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje dhe reagim të menjëhershëm nga të gjithë.” – deklaron Meta, ndërsa thekson se mbështet paralajmërimin e “Reporterëve pa kufij” se e ashtuquajtura paketë “anti-shpifje” do ta përkeqësojë më keq situatën në të cilën ndodhet sot media dhe gazetarët në Shqipëri.

Ndër të tjera Meta apelon qeverinë paralajmërimin e “Reporterëve pa kufij” se e ashtuquajtura paketë “anti-shpifje” do ta përkeqësojë më keq situatën në të cilën ndodhet sot media dhe gazetarët në Shqipëri.

Deklarata e plotë:

Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve vjetore të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje dhe reagim të menjëhershëm nga të gjithë.
Mbështes plotësisht paralajmërimin e “Reporterëve pa kufij” se e ashtuquajtura paketë “anti-shpifje” do ta përkeqësojë më keq situatën në të cilën ndodhet sot media dhe gazetarët në Shqipëri.

I bëj edhe njëherë thirrje qeverisë të tërhiqet dhe të rishikojë paketën e ligjeve të miratuara, që siç tërheq vëmendjen organizata botërore e gazetarëve, dhe ashtu siç kam paralajmëruar:
– Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik;
– Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit;
– Është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
– Shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut, shtyllë e pazëvendësueshme për një shoqëri moderne demokratike, dhe tepër jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.
Shqetësimi i “Reporterëve pa kufij” se përdorimi i fatkeqësisë së tërmetit, dhe të pasojave të rënda që ka sjellë pandemia COVID-19 nuk mund të justifikojnë cenimin e lirisë së medias, kërkon reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

Me ketë rast, shpreh mirënjohjen e thellë dhe solidaritetin e plotë për punën e shkëlqyer heroike të mediave, gazetarëve dhe stafeve të tyre mbështetëse nga vija e parë e raportimit, në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, si dhe përsëris thirrjen për të mos i braktisur në këto momente tepër të vështira!

Duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjithë gazetarët, veçanërisht ata të cënuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik, theksoj se regresi në drejtim të lirisë dhe pavarësisë së medias është i papranueshëm dhe tepër i dëmshëm për vendin tonë, aspirant për anëtar të Bashkimit Europian.



4 Comments

  1. Dje k-m i shtetit che thoshte qe kryeolaku i fshatit esht bere i urt esht nje shprhje e gjysheve tona qe thoshin nuk me ha buza per kulac k-m i shtetit 2 marsin qe u terbuha nuk e harron.

  2. Me anë të një note verbale, qeveria shqiptare e njofton KiE se për shkak të masave që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19, nuk mund të përmbushen kriteret e vendosura në nenet 8 dhe 11 të kësaj Konvente.

    Në letrën e dërguar, qeveria shqiptare ka sqaruar se të drejtat e njeriut që cenohen nga këto masa të marra prej datës 24 mars dhe që një pjesë e madhe e tyre do të vijojnë të jenë në fuqi deri në datën 23 qershor, datë kur zgjat edhe gjendja e jashtëzakonshme.

    “Më 24 mars 2020, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë vendosi gjendjen e katastrofës natyrore, në mënyrë që të sigurojë kontrollin e përhapjes së virusit COVID-19 në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qëllimi i vendimit është të rrisë sigurinë epidemiologjike, të kufizojë përhapjen e COVID-19 dhe të sigurojë shëndetin publik në nivel kombëtar.

    Vendimi i Këshillit të Ministrave kufizoi disa të drejta themelore të njeriut dhe lirinë e parashikuar në nenet 37, 38, 41, paragrafi 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës së Shqipërisë. Gjendja e katastrofës natyrore filloi në 24 mars 2020.

    Masat e miratuara nga qeveria, ndër të tjera, përfshijnë kufizimin gradual të trafikut ajror, tokësor dhe detar, pezullimin e procesit arsimor, vendosjen e procedurave të karantinës dhe izolimit, kufizimin e manifestimeve dhe grumbullimeve, kufizimin e së drejtës së pronës etj., rregullore e veçantë për ofrimin e shërbimit publik dhe procedurat administrative.

    Zbatimi i masave të ndërmarra nga qeveria jep arsye për domosdoshmërinë për të shmangur detyrimet e caktuara të Republikës së Shqipërisë, në bazë të Neneve 8 dhe 11 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë Themelore, nenet 1 dhe 2 të Protokollit të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë Themelore dhe Nenit 2 të Protokollit Nr. 4 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë Themelore”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Këshillit të Europës.

    Dy artikujt në fjalë nga të cilët Shqipëria ka vendosur të tërhiqet përkohësisht, trajtojnë të drejtën e privatësisë, lirisë dhe të pronës. Por, gjithashtu, edhe të drejtën për t’u grumbulluar dhe tubuar paqësisht. Një masë të ngjashme me Shqipërinë e kanë marrë edhe disa vende të tjera europiane, madje edhe anëtare të Bashkimit Europiane, si Austria, Kroacia, Republika Çeke dhe Estonia. Por edhe vende me demokraci më pak të zhvilluar si Armenia, Azerbajxhani apo Gjeorgjia.

    Që pasi u bë anëtare e Këshillit të Europës në 5 korrik 1995, Shqipëria mori 1 vit kohë për të ratifikuar Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ky dokument u pranua zyrtarisht nga vendi ynë në korrik të vitit 1996, bashkë me protokollet shtesë të saj, përkatësisht Nr. 1, Nr. 2, Nr. 4, Nr. 7, Nr. 11. Ky vendim për t’u tërhequr përkohësisht nga Konventa dhe pika të caktuara të saj nuk bëhet për herë të parë nga vendi ynë.

    Më herët, Shqipëria është tërhequr edhe më parë nga disa pika të Konventës, gjatë trazirave të viteve 1997. Por pasi gjendja u normalizua, Shqipëria i është nënshtruar sërish gjithë parashikimeve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

    Vlen të theksohet se gjatë këtyre javëve të gjendjes së karantinës nën regjimin e gjendjes së jashtëzakonshme, nga organizatat e të drejtave të njeriut ka pasur disa ankesa se po cenohen disa nga liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

    • ARTIKULLI 8

    E drejta për respekt ndaj jetës private dhe familjare 1. Gjithkush ka të drejtë të respektohet për jetën e tij private dhe familjare, shtëpinë e tij dhe letërkëmbimin e tij. 2. Nuk do të ketë ndërhyrje nga një autoritet publik në ushtrimin e kësaj të drejte, përveç rasteve kur është në përputhje me ligjin dhe është e domosdoshme në një shoqëri demokratike për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, sigurisë publike ose mirëqenies ekonomike të vendit, për parandalimin e trazirave ose krimit, për mbrojtjen e shëndetit dhe të normave, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

    • ARTIKULLI 11

    Liria e tubimit dhe e shoqatave 1. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes paqësore dhe lirisë së shoqërimit me të tjerët, përfshirë të drejtën për të formuar dhe për t’u bashkuar me sindikatat për mbrojtjen e interesave të tij. 2. Asnjë kufizim nuk do të vendoset në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç atyre që përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë kombëtare …

  3. Lulzim Bashës në atë kohë i kishte plasur skandali i kontratës mbi 1 milionë dollarë me kompaninë tjetër lobuese të Nik Muzin, hesap të cilin Lulzim Basha ende se ka zgjidhur me drejtësinë.

    Partia Demokratike do të ketë zyrtarisht si kompani lobuese në SHBA të njëjtën që përdor edhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, një njeri i akuzuar për krime, i mbështetur nga Rusia dhe Putin, si dhe një nga personat me të kërkuar nga DEA amerikane e cila për kokën e tij ka vënë një shpërblim 15 milion dollarë.

    Ka disa të dhëna se Lulzim Basha prej gati dy vjetësh nuk udhëton dot përtej oqeanit dhe për këtë ka pasur dhjetra raportime mbi mundësinë e refuzimit të vizës amerikanë ndaj tij.

    Interesant është fakti se ndërsa Basha i bën thirrje Ramës për anulimin e koncensioneve, për të ndihmuar njerëzit në nevojë, vetë shkon e nënshkruan kontrata lobimi.Dokument i firmosur ne mars 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *