• |
ide | kryesore

A po e përdor Rama situatën për pushtet? Shikoni çfarë përgjigje jep Meta

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta foli për menaxhimin e krizës së krijuar nga Covid-19 nga kryeministri Edi Rama, si dhe nëse ky i fundit po e përdor situatën për pushtet.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Paqe me Ramën/ Pse është tulatur Ilir Meta? 

Në një deklaratë për media nga Presidenca, Kreu i Shtetit tha se nuk beson se është koha për të përdorur apo keqpërdorur situatën për pushtet, duke shtuar se veprim i tillë do të ishte me kosto të mëdha, për këdo që e përdor.

Shqetësimi im ëhstë shëndeti i cdo qytetari dhe i ekonomisë sonë kombëtare. Nuk besoj se është koha për të përdorur apo keqpërdorur cilido për qëllime pushteti një krizë të tillë, pasi do të ishte tepër e papërgjegjshme dhe me kosto të madhe për cilindo që do ta përdorte”, tha Meta.

Më tej, Presidenti u pyet nga gazetarët edhe për amnistinë fiskale, duke mos pranuar të komentojë, pasi tha se për momentin ka rëndësi vetëm shëndeti i qytetarëve dhe përballimi i situatës.

Amnistia fiskale nuk mendoj se është momenti për të dhënë një vlerësim, pasi kemi të bëjmë me një iniciativë publike, por pa një argumentim të qartë. Ndoshta në një kohë të dytë do të më duhet të mbajë një qëndrim të qartë dhe shterues. Aktualisht shqetësimi i të gjithëve është përmirësimi i situatës, prej së cilës do të varet edhe rihapja e ekonomisë. Duhet të jemi sa më të qetë për zhbllokimin e kësaj situate, pasi problemet sa vijnë e bëhen më të mprehta”, deklaroi Presidenti.

Meta u pyet edhe për notën që do i vinte Edi Ramës për këtë periudhë krize. Presidenti me humor u përgjigj se është koha e provimeve është në qershor dhe qershori ende nuk ka ardhur. Në fakt muaji qershor rezulton me atë kur nxënësit dhe studentët japin provimet përfundimtare, që këtë vit duket se do të përkojë edhe me daljen nga gjendja e emergjencës së Covid-19.



8 Comments

  1. Hahahaaaaa aljende ne gjunje . tuf me shejtaner. Dikush i ka mbushur mendjen qe ckan vjedhur do ta marin me vehte dhe nuk do te japin llogari per asgje. dhe per nje therime buke qe dikujt ha kane rrembyer do japin llogari. injoranter. cpret nga keta lapangjozer. ku e njohin turpin keta.

  2. I njohur tashmë si “doktor vdekja”, për shkak të qasjes së tij publike dhe lajmeve të rreme që përcjell duke përdorur si burim njëherë “varrëmihësin dixhital” dhe njëherë “funeralin dixhital”, Berisha ka përcjellë një reagim për këtë.

    Në televizionin e familjes, ai është shprehur se ka informacione të sigurta pasi siç thotë “Mua më vijnë informacionet direkt nga varrezat”.

  3. Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit Sali Berisha duket i përkushtuar ndaj familjes së të fejuarës së tij, Armina Mevlani.

    Së fundmi ai ka punësuar vjehrrin e tij Arben Mevlani në televizionin e ri, ku siç është raportuar “de fakto”, është nën pronësinë e tij.

    Arben Mevlani është shfaqur mbëmjen e djeshme duke dhënë lajmet e edicionit të mbrëmjes, duke braktisur televizionin Klan Plus, ku e kishin dërguar më parë.

    Ndërkohë, krushku Sali Berisha ka bërë një përpljekje për ta reklamuar transmetimin edhe në rrjetet e tij sociale për të afruar sa më shumë shikues.

    Më herët, administratori i këtyre mediave Çlirim Peka, ka reaguar duke mohuar se merrte para nga Sali Berisha dhe Ilir Meta për portalin dhe televizionin, ku siç raportohet deri më tani, ka shpenzuar 1 milionë euro si dhe “rastësisht” studiot i ka në pallatin e Monika Kryemadhit

  4. Aman aman cpo na cudisni . po ne nje uturak han te gjithe. Planet bashke i bejne megjith soros e rr elbasani. Po te flasesh per surrel ke folur dhe per te tjeret po te flasesh per te tjeret ke folur per surrel. nuk behet shqipria me shqiptar o mblidhni mendjen. 100 vjet vend numro. vetem vidh mashtro genje shpif fut ne burg per agjitacion e propapagand dhe lepi cdo mendere qe te sjell dhe mban ne pushtet.

  5. Neper fasoneri jane bere perjashtime ne mase nga puna per arsye qe te shmanget pagesa e punetoreve, dmth qe tia hedhin shtetit dhe anasjelltas shteti te fajesoj bizneset fasone. Ky eshte nje problem i madh social ekonomik me pasoja te renda per xhepat e atyre fatkeqeve qe jane te detyruar te punojne ne kushte skllaveruese per buken e gojes me nje page qesharake.Per punetoret e bizneseve fasone eshte nje terr informatik dhe gjithmone shantazhohen qe te mos hapin gojen dhe te kerkojne te drejtat e tyre se perndryshe edhe ata pak puntore qe punojne do te flaken ne rruge te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *