• |
ide | kryesore

KLGJ merr vendimin: Më 27 prill rifillon puna në të gjitha gjykatat e vendit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur t’i rikthehet punës sistemi gjyqësor në të githë vendin, duke filluar nga 27 prilli.

Sistemi gjyqësor ishte “paralizuar” prej më shumë se një muaji, pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri.

Por, teksa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat kundër koronavirusit dhe të rihapë pak nga pak jetën në vend, edhe KLGJ ka vendosur të rihapë dyert e gjykatave.

“KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më datë ë27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në vendimin, që hyn në fuqi menjëherë.



2 Comments

  1. KLGJ vendos fillimin e punes ne te gjitha gjykatat e Republikes se Shqiperise me date 27.4.2020.

    Interesant. Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese i dija qe jane te Republiken e Shqiperise.

    Nejse. Njerez te pashkolle jemi edhe mund te gabojme po ja qe me ate paditurine time i dija

    qe jane edhe shkallet me te larta te gjykimit . Mirepo ato akoma nuk jane plotesuar me kuorumin

    e detyruar sipas ligjit dhe si te tilla nuk jane funksionale. Berja e tyre funksionale eshte dhe nje nga

    kushtet e Bundestagut. Ndersa sipas vendimit te KLGJ -se te gjitha gjykatat duhet te fillojne pune.

    Atehere nxjerrja e ketij vendimi kontradiktor dhe te pazbatueshem ka tre aresye pse eshte marre:

    1. Kryetari dhe te pakten shumica e anetareve te KLGJ-se kane qene nen efektin e koronavirusit

    ose te koronarilindjes.

    2.Gjykata e Larte dhe ajo Kushtetuese nuk jane te Republikes se Shqiperise

    3.Jane plotesuar vakancat por eshte mbajtur sekret opinionit publik dhe atij nderkombetar

    per te mos i marre syri i keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *