• |
ide | kryesore

OFL rikthehet në terren, sekuestron 9 makina dhe një pasaportë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni Forca e Ligjit i është rikthyer aktivitetit të goditjes së pasurive kriminale në terren, ndonëse vendi ndodhet në një situatë të pazakontë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Gjatë aksionit të sotëm, OFL ka vendosur sekuestro në kushtet e emergjencës për 9 automjete, si dhe një pasaportë  për moslejimin e daljes jashtë shtetit të poseduesit të saj.

Njoftimi i plotë i OFL:

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, me veprime konkrete në terren.

Vendoset sekuestro në kushtet e emergjencës, për 9 automjete.

Gjithashtu vendoset sekuestro edhe për një pasaportë, për moslejimin e daljes jashtë shtetit të poseduesit të saj.

Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, bazuar në Nenin Nr. 19 “Sekuestrimi i pasurisë nga Policia e Shtetit në rastet e emergjencës”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për 9 automjete dhe një pasaportë dhe konkretisht:

– Tre automjete autovetura në pronësi të shtetasit E. D., banues në Farkë, Tiranë;
– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;
– Automjeti Audia A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;
– Automjeti në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në Gjirokastër;

Gjithashtu, bazuar në Nenin Nr. 11 për “Masat parandaluese personale në raste emergjencës”, i është bërë bllokimi i pasaportës dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit, për një afat 6-mujor, një shtetasi, banues në Lezhë.

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Gjatë kësaj periudhe, OFL nuk ka ndërprerë asnjë ditë punën, por ka vijuar me veprime për kompletimin e dosjeve hetimore të shtetasve që janë subjekt i OFL-së.

Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturës së posaçme OFL, është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar.



2 Comments

  1. I njohur tashmë si “doktor vdekja”, për shkak të qasjes së tij publike dhe lajmeve të rreme që përcjell duke përdorur si burim njëherë “varrëmihësin dixhital” dhe njëherë “funeralin dixhital”, Berisha ka përcjellë një reagim për këtë.

    Në televizionin e familjes, ai është shprehur se ka informacione të sigurta pasi siç thotë “Mua më vijnë informacionet direkt nga varrezat”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *