• |
ide | kryesore

Mbi 190 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë, 2.7 milionë të infektuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vdekjet nga koronavirus në mbarë botën e kanë tejkaluar shifrën e 190 000, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë deri më sot ka shkuar mbi 2.7 milionë. Këto janë të dhënat e fundit nga ‘Johns Hopkins University”.

Më saktë deri tani janë të infektuar 2 719 483 në mbarë botën, nga ku kanë vdekur 190 890. Ndërsa të shëruarit nga koronavirusi janë 738 490.

SHBA-të po i afrohen 50 000 vdekjeve të koronavirusit, ku deri tani numërohen 49 963. Ndërsa numri i të infektuarve në SHBA është 869 172. Itali që ëshët vendi i dytë pas SHBA-së ka 25 549 të vdekur nga koronavirusi dhe më pas Spanja e treta me 22 157.



2 Comments

  1. Referuar të dhënave të World metter të Universitetit John Hopkins për datën 23 prill, del se Asia me gati gjysmën e popullsisë së planetit ka vetëm,430.053 njerëz të infektuar e 16.218 të vdekur, Afrika me 56 shtete ka 28123 të infektuar e 1301 të vdekur, kur Europa me 48 shtete ka 1.193.939 të infektuar e114.281 të vdekur.
    Nga na del kjo statistikë paradoksale ?
    Thua vërtetë se kinezët e indianët apo gjithë afrikanët paskan imunitet nga viruset apo paskan një sistem shëndetsor të një niveli më të lartë se Gjermania ?
    Ndërkaq edhe Shqipëria ka rezultate të afërta me Asinë e Afrikën, e ka numurin ndër më të ulëtit të të infektuarve e të viktimave në Europë.
    Si shpjegohet pra kjo ?
    Kuptohet kjartë se këto janë statistika mashtruese të shteteve ose diktatoriale ose anarshiste ku nuk vepron shteti ligjor e ku mungon tërësisht transparenca e gjëndjes reale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *