• |
ide | kryesore

Mjeku i dispanserisë: Nuk besoj se u infektova në punë, por në familje

Lajme, Të fundit



Mjeku i Dispanserisë së Përgjithshme në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është shprehur se nuk e ka marrë infeksionin në punë. Në një prononcim me anë të telefonit për Abc News, mjeku mësohet të jetë shprehur krejtësisht i bindur se nuk e ka marrë në punë, por në familje. Në këtë përfundim, mjeku pneumolog ka dalë pas faktit se virusi u konstatua edhe tek familjet e dy vëllezërve të tij.

“Mund ta kem marrë nga të afërmit e mi. Nuk e mora në punë. Dy ditë më parë kam qenë në punë dhe jam konstatuar pozitiv vetëm ditën e sotme pas disa simptomave,”– tha mjeku.

Ai shton se pas daljes pozitiv të tamponëve, bashkë me familjarët janë karantinuar, ndërsa thekson se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore duke pasur vetëm disa simptoma të lehta. Deri më tani janë infektuar 62 mjekë dhe infermierë, ku 47 janë shëruar.



2 Comments

  1. Edhe mund të jetë e vërtetë që ky mjeku ta ketë marë virusin nga vëllezërit e tij, por ama nuk ka njeri të mos ta dijë se mjekët rrezikun e infektimit e kanë më të madh nga kantakti i përhershëm në spital.

    Pse pikërisht në kohën kur është zbuluar skandali i përdorimit nga personeli mjeksor i maskave të skaduara që në vitin 2014, ky mjek nxiton të bëjë burim infeksioni familjet e vëllezërve të tij ?
    E para e punës, nëse është ashtu siç thotë ai, mirë familjarët e vëllezërve të tij që nga mos dija qenkan takuar e përqafuar me te, po ai si mjek , përse nuk paska respektuar rregullat e paska shkuar për vizita tek vëllezërit e tij në kohën e izolimit duke qenë vetë rrezik i shpërndarjes së virusit me të cilin është në kontakt gjithë ditën ? ?
    A mos zotëria mjek me kësij deklaratash kërkon të tregojë dashurinë e tij të madhe për partinë, para shëndetit të tij e të familjeve të vëllezërve të tij ?

  2. Eshte interesant fakti qe ky portal bashke me tifozat komentues te tij kane nje mentalitet qe cdo fakt apo qendrim i kujtdo kategorie, shkencor apo shoqeror i mbajtur jashte ideologjise tyre eshte partiak i nje spektri politik ku ata me patjeter aderojne. Ky mentalitet diktatorial eshte katerciperisht i trasheguar nga ai komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *