• |
ide | kryesore

Humb jetën mjeku shqiptar në Itali/ Ambulanca u përplas me një autobus

Arkiva, Lajme, Të fundit
autobus



4 persona humbën jetën menjëherë ndërsa 7 të tjerë u plagosën. Ky është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në tunelin “Ca’ Gulino” në autostradën mes Urbinos dhe Fermignano në Itali. Një ambulancë e Kryqit të Kuq u përplas kokë më kokë me një autobus të mbushur me fëmijë dhe shoqërues të tyre në një ekskursion të organizuar nga kisha.

Nga përplasja e fortë, ambulanca ka shpërthyer në flakë duke bërë që të humbin jetën të gjithë të 4 personat që ndodheshin në të. Mes tyre është edhe mjeku shqiptar Sokol Hoxha, 40 vjeç. Viktimat e tjera janë italianë, një infermiere, shoferi dhe pacienti 80-vjeçar që po dërgohej në spital. Nga të plagosurit, 4 janë transportuar në spitalin e Pesaros (2 fëmijë dhe 2 shoqërues) ndërsa 3 në spitalin e Urbinos (2 fëmijë dhe 1 shoqërues).

Lëndimet e tyre thuhet se janë të lehta dhe tashmë kanë nisur procedurat e daljes së tyre nga spitali. Fëmijët e tjerë që udhëtonin me autobus u transferuan në një automjet tjetër të vënë në dispozicion nga organizatorët e udhëtimit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë shihet se ambulanca kishte kaluar në krahun e kundërt të rrugës në një kthesë brenda tunelit. Megjithatë, do të jenë hetimet e kryera nga policia rrugore që do të japin qartësi përfundimtare të dinamikës. Autostrada u mbyll për disa orë për shkak të aksidentit pasi tuneli u mbush me tym. ©LAPSI.al

Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 2 Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 3 Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 4Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 5

Scontro tra pullman e ambulanza in galleria a Urbino - RIPRODUZIONE RISERVATA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *