Ai zhvilloi një mbledhje online me kryeministrin e Australisë, të Republikës Çeke, Danimarkes, Greqisë, Izraelit si dhe të Zelandës së Re.

“Dua te shpreh falënderimin tim për kryeministrin e Australisë, te Republikes Çeke, Danimarkës, Greqisë, Izraelit, Zelandës së Re që ndanë me mua eksperiencën mbi praktikat kundër COVID-19”, shkroi Kurz në Twitter.

Kujtojmë se Austria po përgatitet që të lehtësojë masat kufizuese. Mësohet se qendrat tregtare, parukeritë dhe dyqanet tjera të mëdha do të hapen më 1 maj, ndërsa në 15 maj baret, restorantet dhe kishat nëse numri i të prekurve nuk rritet sërish.