• |
ide | kryesore

“Festë e egër deri në mëngjes”: Kean thyen karantinën e “trondit” Everton

Sport



Pas Arsenal e Tottenham, edhe Everton përfundon në stuhinë e rrjeteve sociale për thyerjen e distancimit të detyruar nga ana e sulmuesit të tyre Moise Kean. Daily Star në fakt ka publikuar disa foto nga një grup privat i Snapchat, në të cilat duket sulmuesi italian pjesëmarrës në një festë shtëpiake, me shumë mundësi në apartamentin e tij. Klubi anglez është ndjerë “i tronditur”.

Një burim pranë lojtarit ka deklaruar për të përditshmen angleze: “Moise e miqtë e tij sic duket mendonin se rregullat e aplikuara në vend nuk janë për ata… festa ishte e egër dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit”.

Everton nuk ka lëshuar asnjë komunikatë zyrtare, por i ka bërë të ditur Daily Star se është “i tronditur kur mësoi me thyerjen e linjës udhëheqëse të Qeverisë nga ana e një të teseruari të tij. Jemi të zhgënjyer, veprime të tilla janë të papranueshme. Mjekët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme e mënyra më e mirë për ti treguar respektin është të bëjmë të pamundurën për ti mbrojtur”. Tani mbi Kean vërtitet një gjobë e fortë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *