• |
ide | kryesore

Ibrahimovic, Ronaldo, Beckham: kampionët që po investojnë në futboll atë që fituan nga sporti

Sport



Të drejtosh një skuadër klubi nga tavolina është një operacion historikisht kompleks, edhe më shumë akoma nëse mendohet se në botën e futbollit imponohet ai që investon më shumë, ku shifrat janë shumë të larta. E megjithatë kjo nuk i ka hequr dëshirën apo ambicjen ish-futbollistëve, edhe të nivelit të lartë, që të kalojnë nga fusha pas tavolinës, duke vendosur të investojnë ata tani në sportin që i bëri të pasur e të famshëm.

Rasti më i fundit është natyrisht ai i Zlatan Ibrahimovic. Pak javë përpara se të vendoste të kthehej tek Milan, sulmuesi suedez bleu 50% të aksioneve të Aeg Sëeden, holding që zotëron aksionet e Hammarby. Një zgjedhje që nuk i pëlqeu fare tifozëve të Malmo Fc, rivali historik me të cilët Ibra hodhi hapat e parë ndër profesionistë. Pasojat i vuajti statuja e dedikuar për sulmuesin, që e rrëzuan në ditët e para të 2020. Nuk është një rastësi, që gjatë emergjencës koronavirus Ibrahimovic është stërvitur me skuadrën e tij, në pritje të vendimit për rifillimin e mundshëm të Serie A.

Duke mbetur në Europë e duke folur për sulmuesit e mëdhenj, nuk mund të mos flitet për ‘fenomenin’ Ronaldo: ish-kampion bote me Brazilin e pronar i mazhorancës së Real Valladolid, klub i Ligës spanjolle, nga shtatori 2018. Duke i besuar pankinën Sergio Gonzalez, trajneri i promocionit nga Segunda Division, klubi i Castiglia e Leon ka arritur një shpëtim të bukur në sezonin e parë të presidencës së Ronaldos e këtë vit, para pezullimit të turneut, ndodhej në vendin e 15 katër pikë avantazh nga zona e rënies. Tentativa e dytë e investimit në futboll për Ronaldon, që pak vite më parë kishte provuar të ngjallte pa sukses Fort Lauderdale Strikers, skuadër e ligës minore amerikane.

Pikërisht në Shtetet e Bashkuara kërkon të konfirmohet një tjetër protagonist i futbollit të pak viteve më parë, David Beckham: është anglezi që krijoi Inter Miami CF, klub që ka debutuar tashmë në Major League Soccer përpara pezullimit nga pandemia, edhe pse në dy ndeshjet e luajtura mori dy humbje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *