• |
ide | kryesore

Të dhënat e reja/ Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e koronavirusit në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar në 726 numrin total të personave të prekur nga COVID-19.

Deri më tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 28 person.  Sot ndërroi jetë një 61-vjeçar nga Tirana. Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410. Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

NJOFTIMI I MSH
Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19. Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410. Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë, Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 293 183
Shkodër 104 55
Krujë 92 7
Durrës 42 36
Fier 37 27
Kurbin 31
Korçë 19 18
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 8
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 3 2
Mallakastër 1
Mat 1



5 Comments

  1. Asnjeri nuk e di sa te semura jane me te vertete…Pa teste, pa analiza, me llafet e Piperos dhe te Facebook-ut te nje gjytyrymi qe ka leshuar zagaret neper rruge. Raporte te ketilla jane te manipuluara qe te justifikojne cdo vendim te nje autokrati te permjere!

  2. Sot në Zërin e Amerikës është botuar një lajmi trishtë se i takon kësaj pandemie.
    OBSH jep lajmin se nuk duhen quajtur jashtë rrezikut ato qindra mijë që konsiderohen “të shëruar” pasi kalimi i infeksionit, nuk ka krijuar tek ata asnjë lloj imuniteti e mund të infektohen rrishtazi.
    Ndërkaq Rama e qeveria e tij, kanë bërë çmos të ulin numurat e të infektuarve e viktimave duke u mburur se numuri i “të shëruarve” është më i madh se ai i të infektuarve aktuale.
    Me këtë lajm të OBSH, duhet pra të ndryshojë e gjith strategjia e luftës kundër pandemisë e nëse deri sot janë bërë disa milionë teste në botë, tani duhen ribërë testet disa herë për të gjithë, për të gjetur mënyra të reja të izolimit të të infektuarve, në pritje që pas dy vitesh, të fillojë vaksinimi i gjithë njerëzimit., edhe ky i pa provuar se do të jetë i sigurtë,
    Por a mund ti besohet sot OBSH ?
    Njëlloj sikur ti besosh Kinës.

    1. atehere nqs ajo kurva obsh thote qe nuk ka garanci per imunitet mbas sherimit ai hale bill gates pse do te beje vaksinen me zor per dicka qe nuk fiton imunitet trupi

  3. Numri i raportuar eshte qesharak dhe nuk perkon me realitetin dhe me ate cka ndodh realisht ne rajon e me tej, si rezultat i numrit shume te ulet te testimeve. Nejse rendesi ka qe Kryekari qe drejton te shihet cdo dite ne pasqyre dhe tja beje vetes me sy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *