• |
ide | kryesore

Edi Rama: Pata vetëm një moment lufte me Ilir Metën, i tregova vendin kur…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama e veçoi Presidentin Ilir Meta për rolin që ka lujtuar në situatën e përballjes me COVID 19, ndërsa akuzoi opozitën se ka përhapur gënjeshtra.

I pyetur nëse e kishte ndalur luftën politike me Kreun e Shtetit, Rama tha se me të ka pasur luftë vetëm njëherë, kur do të merrte mandatin e dytë për kryeministër.

Sokol Balla: Lufta politike mes jush vazhdon? A e vazhdoni ju luftën se sapo thatë që Meta e gjeti Presidentin me këtë situatë…

Edi Rama: Kam pasur vetëm një moment lufte me Ilir Metën. I tregova vendin kur kërkonim votën për mandatin e dytë, pas asaj nuk kam harxhuar më energji. Unë thjesht pas asaj kam bërë detyrën.

Sokol Balla: Por ndërkohë po e shkarkoni…

Edi Rama: Kjo është cështje e parlamentit, jo e imja

Agron Gjermarkaj: Nëse opozita denoncon raste të dyshura korruptive apo tendera nuk ka asgjë të keqe të informohet publiku…

Edi Rama: Po mo po, por publikut i vihen para fakte të sajuara me qëllim. Kjo është një kohë kur duhet bërë lufta me COVID 19. Nuk po ju them të heqin dorë nga monitorimi ata por duke parë ato që ata thonë rezulton të jenë gënjeshtra. Kur thua maskat janë blerë të skaduara dhe kur ato skadojnë në 2023 ky është një fakt. /news 24



7 Comments

  1. Si nje bajge e ndare pergjysem, je me Meten, por pushtetin ia rrembeve, e keshtu si qener haeni per te ndare opinionet ne mes jush, andaj mos mendo se je me i mire, apo me i zoti se meta ore kallam deshtaku. Persa i perket skandaleve te pa numerta, me vjedhjet, shperdorimet, PPPte,, koncesionet, droga, e ku te kapesh me pare se je rrodhja i hajdutllekut shteteror qe asnjehere nuk eshte pranuar nga kanali mendor hipokrit i tendi, nese na thuaj nje, qe te jeshe i ndergjegjeshem,, Po ku ta gjeshe ti okriminel i lindur ndergjegjen, qe ne femijeri, rini, e tashti afer pleqerise, je i teri krome e zeze nga veprimi, e inskenimi, te ka dale kallai . Mbahu deri sa te ckulin, me, apo pa force, se zgjedhjet je mjeshter , apo ini mjeshtra vjedhjesh. Si diktator vetem dhuna eshte ajo qe do te bjere ne vije ty, e shpuren rilindase qelbanike qe qelben nje popull.

  2. Jane dy personat me te afte qe nga shpallja e pavaresise e deri me sot. Dy persona me

    arsim te cunguar ,me nivele te ulta te formimit shkencor e akademik,pa dhene asgje

    Shqiperise arriten te jene perfituesit me te medhenj, te marrin pushtet pa kufi dhe

    te ngrene per vete perandori financiar duke varferuar nje popull te tere deri ne skamje.

    Duke luajtur loje luftash me njeri tjetrin arriten te bejne edhe nje shou gjigand sic

    ishte mitingu i 2 Marsit aq sa te mashtroje edhe PD-ne e ti mbushte sheshin me

    militantet e saje dhe popullin e pakenaqur.

  3. Rregulla të reja kanë hyrë në fuqi me ligjin e ri i cili kërkon nga shumica e njerëzve në Gjermani të veshin maska për fytyrën në transportin publik, trenat me distanca të gjata dhe në dyqane.

    I ashtuquajturi Maskenpflicht (detyrë maskë) u prezantua në 15 nga 16 shtetet e vendit të hënën në mëngjes. Shteti verior i Schleswig-Holstein do të jetë të mërkurën shteti i fundit që zbaton legjislacionin.

    Gjoba nga 25 deri 10,000 euro mund të vendosen për ata që nuk mbajnë maskën, me norma që ndryshojnë gjerësisht në të gjithë vendin, madje disa shtete, të tilla si Berlini dhe Brandenburgu, këmbëngulin për të mos vendosur aspak gjoba, por do të mbështeteshin në vend të kësaj tek vetë njerëzit që i tregojnë njëri-tjetrit respekt të ndërsjellë duke i mbajtur ato.

    Shtetet e tjera thanë se do të lejojnë disa ditë që njerëzit të mësohen me rregullin e ri. Gjobat më të mëdha do të zbatohen për shitësit e dyqaneve, stafi i të cilëve është kapur shpesh të mos ketë maska, dhe për këtë ka sisteme gjobë shtesë në disa shtete për shkelësit e përsëritur.

    Autoritetet kanë qenë të shpejtë për të këmbëngulur që maskat nuk kanë nevojë të miratohen nga mjekësia. Shamitë ose leckat mbi hundë ose gojë janë adekuate. Rrobaqepëset në të gjithë vendin kanë qenë të zënë duke bërë maska për të përmbushur kërkesën e lartë.

    Disa shtete, të tilla si Saksonia dhe Mecklenburg-Vorpommern, kanë thënë se do të ofrojnë maska për qytetarët e tyre. /The Guardian/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *