• |
ide | kryesore

Greqi, 2 viktima dhe 32 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit Greqia shënoi edhe 2 viktima të tjera si pasojë e COVID-19 duke e çuar totalin në 138.

Edhe numri i të infektuarve është shtuar me 32 ku në total numërohen 2,566 të infektuar, ku 55,6 përqind e tyre janë meshkuj.

Nga rastet e reja, 13 prej tyre janë shtetas të riatdhesuar.

Ndërsa në repartet e terapisë intensive dhe të intubuar janë 40 pacientë ku mosha mesatare e tyre është 67 vjeç.

Ministri i shëndetësis, Tsiodras deklaroi se 70 pacientë të tjerë u liruan nga spitalet gjatë 24 orëve të fundit.

Në të gjithë vendin deri më tani janë kryer 69,833 tampone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *