• |
ide | kryesore

Zhdukje të pandemisë në javën e dytë të qershorit? Çfarë thotë Eugena Tomini

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini deklaroi sot se “bishti” i pandemisë së koronavirusit në Shqipëri mund të arrihet në javën e dytë të qershorit.

Duke komentuar një studim të Universitetit të Singaporit që fliste për efektin e pandemisë, Tomini tha se: “Në disa elemente bashkohem për shkak të zhvendosjes së kurbës epidemike, pra është paraqitur e butë e dhëmbësuar deri diku nga java e 7 dhe e 8 e pandemisë që tregon se nuk ka karakter shpërthyes. Masat mund të zgjasin edhe kohën e largimit të virusit..pesha e masave të marra ndikoi në shfaqjen e butë të pandemisë, vetë karantinimi i gjithë Shqipërisë bëri që të shkëpusim zinxhirin e transmetimit. Mendoj që java e dytë e qershorit sipas parashikimeve do kemi një bisht të pandemisë, por jo zhdukje”,- u shpreh Eugena Tomini e ftuar në emisionin “Real Story” në News 24.



6 Comments

  1. ore ka ndonje burre me pune ne shtet ne shqiperi se pervec edvinit edhe piperos duket si pulari ky stafi i kovidit

  2. Është një fakt i padiskutueshëm që në historinë e njerëzimit femrat kanë qenë shumë më të diskriminuara se meshkujt. Janë dashur shekuj që ato të dalin nga statusi i skllaveve të burave.
    Sa i takon aftësive të intelektit, femrat jo vetëm që janë njëlloj me meshkujt, por shpesh janë edhe në epërsi me to. pasi ato kanë pasur gjithmonë ngarkesën më të madhe për zgjidhjen e mbijetesës familjare.
    Por natyra i ka diferencuar ato me meshkujt, duke i bërë më të brishta fizikisht e të jenë viktima të dhunës fitike.
    Është e vërtetë që Rama po bën çmos që ekipin e tij qeverisës ta dominojnë femrat e kjo jo sepse i respekton ato, pasi ka dhënë shembuj të shumtë të keqtrajtimit të tyre, por ngaqë i është mbushur mendja se ato ja kanë frikën dhe i binden tekave të tij më shumë se meshkujt.
    Është një tendencë kjo e hapur që nga kapobandat kriminale e deri tek diktatorët e sulltanët që mbanin hareme me mijra femra.
    Ata që e kanë përjetuar diktaturën enveriste, besoj i mbajnë mënd fushatat e diktatorit me thirrjet “të djegim me zjarr të gjithë ato që shkelin të drejtat e femrave”.
    Ndërkaq gjatë kohës së diktaturës emveriste, femrat shqiptare ishin më të diskriminuarat e më të skllavëruarat.
    Shqipëria dominohej nga popullsia rurale.
    Ka pamje tronditëse të filmuara të asaj kohe ku në punën më të vështirë fizike, ate të bujqësisë, në fushat e kooperativave bujqësore shihje duke punuar kryesish femra e gra me fëmijë të cilat kishin ngarkesë të dyfishtë pasi ata mbanin edhe familjet me përkujdesjen e tyre.
    Në kushtet e sistemit aktual pseudo demokratik pluralist, diskriminimi i femrave nuk mund të bëhet më duke i detyruar ato të punojnë si kafshë bujkrobëresha, por diktatori aktual dy metrosh, ka gjetur zgjidhjen që të shitet si një lider i “emancipuar” që vlerëson femrat, duke i shfrytëzuar ato me harbutërinë e tij që ti nënshtrohen .
    Nuk po i hyj të gjitha bëmave të tij me komedinë e aktrimit të rolit të mbrojtjes së femrave, por po veçoj veprimin e fundit tragjikomik.
    Për të dytën herë në fund jave, me urdhër të Ramës të drejtën e liridaljes nga arresti shtëpiak, të shtunën e kishin pensionistët, e të dielën vetëm gratë me fëmijë, kurse burrave ju ndalua kjo liridalje.
    Përse ky diskriminim flagrant i meshkujve ?
    Sepse komandanti i luftë kundër pandemisë, më shumë se nga Covid 19, frikën e ka nga mijrat e protestueve burra që ja kanë prishur gjumin e nervat me thirrjet “Rama ik”

  3. “… së kurbës epidemike, pra është paraqitur e butë e dhëmbësuar …” – avash me keto epitetet se mos na thoni ndonje fjale tjeter! Jeni teresisht qesharake dhe fytyra te poshtra mashtruese.

    “Mendoj që java e dytë e qershorit sipas parashikimeve do kemi një bisht të pandemisë, por jo zhdukje” – largqofte mos thoni zhdukje e plote, se s’keni si ti rrasni njerzit prap brenda pastaj. Kujdes “bishtin e pandemise” o mashtrues, mjere keta qe ju besojne!

    P.S. Kete shprehje nuk do t’a harroj “kurba është e butë dhe e dhëmbësuar” … hahaha, xhevahiret e “Rilindjes” 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *