• |
ide | kryesore

Arthur i mbyll derën në fytyrë Juventusit: “Interesimi është kompliment, mendoj vetëm për Barcelonën”

Sport



Arthur Melo thyen heshtjen e flet për interesimin e Juventus ndaj tij: “Interesimi i klubeve të mëdha është gjithnjë një kompliment, për cilindo lojtar është një sinjal pozitiv – ka thënë braziliani i Barça për të përditshmen katalanase Sport – Ka gjithmonë spekulime, por ndershmërisht idea ime është shumë e qartë, opsioni i vetëm që më intereson është të vazhdoj tek Barcelona”. Një mbyllje e pastër ndaj mundësisë së kalimit në Torino, që mund ti bëjë bardhezinjtë të heqin dorë.

Në ditët e kaluara, sipas medias spanjolle, blaugranat i dhanë lejen Juventus për të biseduar me lojtarin, të ndërgjegjshëm se nuk mund ti ofronin një rinovim sic i takon nivelit të tij, për shkak të krizës së lidhur me pandeminë. Nyja mbetet akordi ekonomik mes klubeve, me Barcelonën që kishte sugjeruar një shkëmbim kartonësh me De Ligt ose Bentancur.

Fjalët e Arthur, sidoqoftë, janë deklaratë dashurie për klubin e tij aktual: “Jam shumë i sigurtë e i qetë. Ndihem mirë këtu e duhet të falenderoj shoqërinë e stafin teknik për besimin e tyre. Kjo është një tjetër arsye për të qenë krejt i qartë se dëshira ime e vetme është të vazhdoj këtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *