• |
ide | kryesore

Standard Liege në rrezik falimentimi: Fellaini i huazon 3 milionë euro

Sport



Fellaini nuk harron origjinën e tij dhe klubin me të cilin firmosi kontratën e parë si profesionist. E kështu, mesfushori ka vendosur ti shkojë në ndihmë Standard Liege, klubi me llogaritë e boshatisura e në rrezik rënie nga kategoria për motive financiare, pas ndalimit të kampionatit belg për shkak të emergjencës koronavirus (federata ka nisur procedurat e heqjes së licencës së klubit). Ish-lojtari i Manchester United e aktualisht në Kina tek Shendong Luneng, që për më tepër ishte i sëmurë me Covid-19 e tani është shëruar, ka vendosur të derdhë një kontribut personal prej tre milionë euro për të shpëtuar ish-skuadrën e tij, ku ka luajtur nga 2004 në 2008.

Standard Liege nga ana e tij ka garantuar Fellainin se do ti kthejë paratë e derdhura në llogari sapo të jetë e mundur. Për të shpëtuar Standard Liege në Blegjikë ka nisur ndërkohë edhe një inisiativë popullore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *