• |
ide | kryesore

Eksperti amerikan: Vuçiç merret vesh më lehtë me Thaçin sesa me Merkelin

Lajme, Të fundit



“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka më të lehtë të kuptohet me homologun e tij kosovar Hashim Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkel që të pranojë marrëveshjen e tyre”.

I këtij mendimi është eksperti amerikan James Hooper, njohës i çështjeve të lidhura me Ballkanin dhe ish-zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, ai thekson se Bashkimi Europian do të duhet që ta pranonte “komponentin territorial”.

Richard Grenelli, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, rishtazi ka bërë të ditur se është duke e vazhduar punën drejt avancimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse midis dy palëve.

“Paralelisht ai e ka vazhduar detyrën prioritare, promovimin e një marrëveshjeje të mundshme paqësore midis Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Hooper.

Sipas tij, pa i marrë parasysh manovrat e brendshme politike në Prishtinë dhe Beograd, “ato nuk paraqesin pengesë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis dy palëve”. Për më tepër, ai thotë se muajt në vijim mund të jenë “vendimtarë”.

Megjithatë, çelësin kryesor – për shumëçka – e mban Bashkimi Evropian, mendon ai.

“Grenelli duhet të ndihmojë që Bashkimi Evropian ta pranojë një marrëveshje që përmban komponentin territorial. Serbia po ashtu insiston në anëtarësim në BE, si pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Hooper.

Ai thotë se Serbia dhe BE-ja, në fakt Gjermania, ndodhen në anë të kundërta të “projekt-marrëveshjes së arritur midis dy presidentëve, Thaçit dhe Vuçiçit”.

“Vuçiçi duket se e ka më lehtë të merret vesh me Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkelin ta pranojë marrëveshjen e tyre. Ky nuk ka qenë rezultat i pritur i negociatave midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hooper në vazhdim.

Gjatë dy muajve në vijim, Serbia do të jetë e preokupuar me zgjedhjet e 28 qershorit, teksa në Kosovë po synohet formimi i një qeverie të re.

“Ndërkohë, Grenelli i ka në dispozicion majin dhe qershorin, për ta bindur BE-në që ta përshtasë qëndrimin e vet përkitazi më mënyrën e të menduarit të Vuçiqit dhe Thaçit. Po qe se i dërguari i posaçëm i SHBA-së nuk arrin ta bindë BE-në për marrëveshjen tashmë të arritur, do të marrë fund mundësia për t’i dhënë fund konfrontimit midis Serbisë dhe Kosovës”, mendon Hooper. /VOA

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Eksperti amerikan: Vuçiç më lehtë merret vesh me Thaçin sesa me Merkelin



10 Comments

  1. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh

  2. Ta kuptoin kosovaret kush eshte per ndarje e kush eshte kunder thaçi mustaf kokrroçka. Haradin gerdalla si duket esht ber pishman perse nuk pranoi ndarjen e kosoves

  3. HASHIM THAQ,ALEXANDER VUCIC,EDI RAMA DHE RICHARD GRENELL NE NJE SHTRAT thotë:

    NORMAL SE KETA 2 por EDHE EDI RAMA JANE DUKE BERE PAZARIN ME KOSOVEN,POR ALBIN KURTI DHE 1.8 milion Kosovar dhe nja 12 milion SHQIPETAR JANE ENDE GJALLE

  4. Sa me pelqejn fjalet e ores 22.45. kenaqem sa her i lexoj.Por zullumi eshte trashur shume nen kujdesin personal te rr. elbasanit dhe bruks.Shum.Dhe kjo drejtsi duhet zhbere. per mendimin tim. Dhe jemi pa kushtetut e pa gjykata. Skllever jo ne kuptimin figurativ. Keshtu na katandisen dhe ne i lame te benin cfare deshen te gjith mostrat shqiptare dhe jo shqiptare.

  5. Dikur, Saliu i quante gazetarët “prostituta të fjalës së lirë”, sot Edvini i quan “qenef, jashtënxjerrje, kazan”. Punë e tyre, janë në të drejtën e vet t’i quajnë ashtu.
    Liri e medias do të arrihet kur gazetarët do ta kërkojne atë, pra lirinë, duke u bërë bashkë kundër dy të parëve, e jo duke u strukur herë nën çadrën e njërit, e herë në të tjetrit, sipas bereqetit të rotacionit.

  6. Po ku ka gazetare ketu aman Apo ka popull. Apo intelekt. Apo shoqeri civile. ku jane mo aman mi tregoni ti shoh. Do ta kuptojn te gjith nje dit po ate dit te gjithe do jen duke ngrene m….. se gje tjeter nuk do te kete edhe te duan. do bejne qef te madh me 500.000 te telendisur qe do tju ngelen.

  7. Berisha bën thirrje “t’i përvishemi policisë”: Merrni shembull nga rumunët, o frikacakë,cohuni o shpellkare krimineli ju therret per trima,ku jeni futur o lakuriqet e salihut

  8. Kush Berishe beri thirrje qe ti pervishemi policise ai qe vrau kater protesyues te pafajshem!!!!!!!!!???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *