• |
ide | kryesore

Kërcënohet me jetë Behghet Pacolli

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit. Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Pacollit, Naim Murseli. Sipas Murselit, personi i arrestuar ka kërcënuar se do t’i djegë fëmijët e Pacollit.

Sipas Murselit, personi i arrestuar mbrëmë ka kërkuar edhe para nga Pacolli.
“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra”, ka shkruar Murseli.

Behgjet Pacolli ka qenë shënjestër e sulmeve publike pas përplasjeve që ka pasur me zyrtarët e Vetëvendosjes, të cilët kanë kërcënuar me arrestim nëse del nga shtëpia për shkak të kthimit të tij nga Zvicra, pasi sipas rregullave në Kosovë secili i kthyer duhet të qëndrojë dy javë i izoluar si pasojë e pandemisë.

Pacolli kishte alarmuar se ka mundur t’i bëhet edhe sulm kur ishte kthyer nga Zvicra në Aeroportin e Prishtinës. Pacolli i cili aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, ka denoncuar këtë rast në policinë e Kosovës, e cila pastaj ka proceduar me mbledhjen e provave dhe arrestimin e personit.

Siç mësohet, Pacolli ka angazhuar avokatët e tij për të ndjekur çështjen ndaj atyre që përdorin gjuhë urrejtjeje, fyese e kërcënuese. Ai shkurt ishte prenoncuar; “Kam duruar tepër këto falanga fashiste dixhitale”.



7 Comments

  1. Kercenimet jane te teperta dhe nuk duhet te ndodhin.Thjesht Ai nuk duhet te merret me politike,sepse ne cdo lloj llogjike ka dhe do t’kete konflikt interesi.

  2. Ky i perket brezit qe ka mall per kolonizatoret serb. Ne nje interviste te hershem ky kishte kenaqesine te na tregonte se gjyshi i tij ka qene ne garden e mbretit te serbise si besnik i tij!!!.

  3. Ka 2 muaj qe po kercenohen si Thaci , Isa , Lutfiu, Begjeti, RAmushi Limaj etj edhe ai gazetari i Beratit = Buzhala. dicka po ndodh 😀 😀 😀

    Te gjith halet e kosoves jane duke u kercenuar dhe cuditerisht te gjithe jane duke u propaganduar ne media.

    Me i thon policise se kosoves qe me ka kercenuar filani ne facebook nuk ta var fare. Ndersa cuditerisht per keta qelbesira , jo vetem fillojne hetimet nga policia dhe me prokurore por dalin ne te gjitha ne media a thua se po i ha palla kujt me i vra qelbesirat!

    Askush nuk ka me vra as behgjetin , as thaqin e as berat buzhalen nga kuqova

    thjesht po bejne propogande

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *