• |
ide | kryesore

Nga cirkuit i F1 në spital për Covid 19: Meksika merr vendimin

Sport



Emergjenca sanitare e lidhur me Koronavirus imponon nevojën për të adaptuar të gjithë strukturat në pozita kyçe në mbështetje të shëndetësisë. E këtu nuk bëjnë përjashtim edhe cirkuitet. Kështu, autodromi Hermanos Rodríguez në Meksikë, cirkuit që do të mirëpresë Cmimin e Madh të Meksikës në Formula 1, do të bëhet një spital provizor që do të impenjohet me kujdesin për pacientët e sëmurë me koronavirus.

“Cirkuiti do të bëhet shpejt një spital – thotë Zoé Robledo, drejtori i Institutit meksikan të Sigurisë Sociale -. Janë instaluar tashmë tetë module për hospitalizim, secili nga të cilët me 24 shtretër, e me personelin që duhet ti asistojë. Për më tepër, janë ndërtuar 26 shtretër të terapisë intensive”. Në Meksikë, pandemia ka shkaktuar më shumë se 22 mijë të infektuar dhe 2.061 të vdekur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *