• |
ide | kryesore

Open Days Online me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej vitesh “Ditët e Hapura” janë shndërruar në një traditë të bukur të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Data 9 Maj do të shënojë nisjen e ditëve të veçanta si për Universitetin, ashtu edhe për maturantët nga e gjithë Shqipëria.

Të ndërgjegjshëm për vështirësitë dhe pamundësinë e mikëpritjes së të rinjëve në kampus dhe auditorë, për shkak të pandemisë shkaktuar nga COVID-19, është menduar që takimi të zhvillohet on-line. Një gjetje kjo e cila me siguri do të plotësojë të gjitha pritshmëritë e maturantëve, për të mësuar më shumë mbi ofertat e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Më 9 Maj, ditën e parë të “Ditëve të Hapura”, maturantët do të mund të marrin informacionet e domosdoshme për ndjekjen e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, përkatësisht në programet e studimit Mjekësi dhe Kirurgji, Infermieristikë dhe Fizioterapi. Më pas, më 16 Maj gjithçka do të përqendrohet tek ofertat për programet e studimit Odontoiatri dhe Proteza Dentare, si edhe për Fakultetin e Farmacisë. Për të mbyllur këtë aktivitet më 23 Maj, kur do flitet ekskluzivisht për programet e studimit në Fakultetet e Ekonomisë dhe Arkitekturës.

Gjatë interaktivitetit, maturantët do të kenë mundësi të njihen me programet e studimit, profesorët dhe koordinatorët e tyre të ardhshëm. Gjithçka do të jetë në dispozicionin e tyre për të komunikuar me studentët dhe për të mësuar mbi jetën studentore në kampus, e po ashtu të njohin ish-studentët e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe të dëgjojnë për karrierën e tyre të suksesshme post-universitare.

Në fund të aktivitetit, organizatorët kanë menduar surpriza dhe dhurata për maturantët pjesëmarrës.

Të rinjtë duhet të tregohen të zgjuar e të kapin mundësinë, të nxjerrin në pah shpirtin pragmatist, të tregohen të hapur ndaj ndryshimeve dhe të përqafojnë këtë iniciativë. E pra, datat 9, 16 dhe 23 Maj maturantët duhet t’i programojnë “të hapura” me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, për të nisur udhëtimin e tyre në ndërtim të së ardhmes europiane!

Të bindur se do t’ia dalim e gjithçka do të shkojë në mënyrën e duhur, mirë u takofshim në “Open Days Online!”



2 Comments

  1. Sa leke u paguat per reklamen? E dini se cfare unvirsiteti jane? e dini qe aty diplomohen suke dhene provimin e fundit Kimine e vitit te pare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *