• |
ide | kryesore

Selena Gomez zbulon se vuan nga bipolariteti

Paparazzi, Slider



Prej disa kohësh Miley Cyrus ka hapur një rubrikë në Instagramin e saj që titullohet “Live With Miley” dhe aty ajo fton personazhë të njohur për të folur dhe për të ndarë eksperienca të ndryshme gjatë kësaj periudhe karantine.
Të shumtë kanë qenë personazhë të famshëm që janë intervistuar nga ajo dhe një ndër ta ka qenë Selena Gomez. Ajo aty rrëfeu hapur për herë të parë diagnozën e saj si bipolare.

“Kohët e fundit, unë shkova në një nga spitalet më të mira psikiatrike në Amerikë, Spitalin McLean dhe kuptova se isha bipolare. Dhe kështu, kur u njoha me më shumë informacione, në të vërtetë më ndihmoi të mësoja të vërtetën. Nuk më tremb e vërteta,” u shpreh ajo.
Kjo deklaratë e saj ka marrë sërish vëmendje tani nga “Wall Street Journal”. Selena është pyetur se pse vendosi ta tregojë diagnozën e saj si bipolare për herë të parë gjatë një interviste me Miley.
Këngëtarja tregoi se e ka ndjekur rubrikën e Miley në Instagram dhe i pëlqente shumë realizimi madje dëshironte që të ishte e ftuara e saj. Selena ka treguar se i dukej një hapësirë shumë komode për t’u rrëfyer pasi çdo gjë ishte shumë spontane.
Ajo tha edhe fjalët më të mira për Miley Cyrus: “Miley kurrë nuk ka pasur frikë të marrë rreziqe. Ky rol i ri duket se i përshtatet asaj dhe ajo po shijon vërtet.”
Selena ka shtuar se kur mësoi që vuante nga bipolariteti ndihej e tmerruar, por edhe e lehtësuar njëkohësisht se më në fund zbuloi se pse vuante nga depresioni dhe ankthi prej vitesh.
Selena Gomez nuk e kishte treguar më herët që vuante nga bipolariteti, por intervista e ngrohtë me mikeshën e saj bëri që ajo të hapte zemrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *