• |
ide | kryesore

Fëmijët e një diplomati të huaj gjejnë drogë duke luajtur te liqeni

Lajme, Të fundit



Një referim mjaft i rrallë u regjistrua në policinë e kryeqytetit.

Siç thotë një burim i sigurt i gazetës “Si”, diplomati amerikan në Tiranë dorëzoi nje objekt te dyshimtë në polici dhe ka shpjeguar, përmes oficerit të sigurisë së ambasadës, se si kishte rënë në kontakt me të.

Policia shpjegon për gazetën “Si” përpilimin e sendit që mendohet se mund të jetë një sasi fare e vogël kokaine, që është gjetur pranë Liqenit Artificial. Policia shpjegon në dokument se si u u gjet droga, dhe se si çuditërisht ajo sasi aq e vogël nuk u flak në shkurre, por u dorëzua menjëherë në komisariat.

”Ky send i dyshimtë u gjet nga fëmijët e një diplomati teksa po luanin në zonën e liqenit artificial. Diplomati, sapo ka parë këtë send në duart e fëmijëve, dhe nuk ka parë rrotull asnjë efektiv policie për ta raportuar, e ka administruar dhe ka njoftuar menjëherë linjën përkatëse në ambasadë. Pasi e konstatuan e futën në një qese dhe e përcollën përmes punonjësit të sigurisë të atashuar në ambasadë”

Ky veprim i rrallë i ka lënë pa fjalë oficerët e anti-drogës që nuk kishin ndeshur asnjëherë një veprim të tillë kaq korrekt dhe të kujdesshëm.

Gazeta “Si” u interesua për sasinë e drogës që fare qartë u përshkrua kështu nga agjenti i antidrogës: “Bëhet fjalë për një sasi të papërfillshme, ishte në ngjyrë lejla dhe të bardhë mendojmë që është kokainë, pra bëhet fjalë për fare pak gramë”.

Pasi sasia e vogël e drogës u dorëzua, policët janë ulur dhe kanë mbajtur një proçesverbal.

Pritet që materialet t’i kalojnë prokurorisë dhe ndonëse dosja mund të pushohet pasi është vështirë të gjendet se kujt i ra nga xhepi ajo dozë, së paku diçka do mësohet: Duajeni dhe respektojeni ligjin. Shembullin na e dha nga eksperienca e tij, diplomati në Tiranë.



6 Comments

  1. Sa veprim i “rralle”..Jepi tani me komplekre inferioriteti (ne shqipetaret keshtu e ashtu)..Jane patetik, ne atdheun e tyre keta ate drogen do ta kishin konsumuar ne vend te sheqerit per kafe’..

  2. Ça bente nga liqeni ai i privilegjuari i ambasades, liqeni sikur eshte mbyllur?!
    Ambasadat mbeshtesin nje narkoshtet, dhe nga ana tjeter ky na behet model per nje qurre kokaine

  3. Kjo nuk mund te jete rastesi por e sajuar nga boset e droges per te perlyer femijet e dypllomatit per ti shkaterruar sic po shkaterrojne femijet shqiptar te vetet dhe veten zot hadeni hakut ketyre maskarenjeve me kryemaskarajn edi ramen.

  4. Ka pasur vazhdimisht njoftime nga mediat shqiptare, që në nxënësit e shkollave të mesme qarkullojnë droga edhe të forta e veç faktit që Shqipëria konsiderohet tashmë përsëri pas “revolucionit” të 97-tës, si një vend tranzit i trafikut të kokainës, edhe si një vend ku ka filluar në masë nga të rijtë përdorimi i saj.
    A përbën ndonjë lajm të madh fakti se disa fëmijë paskan gjetur disa miligram kokainë në Liqenin e Tiranës ?
    E veçanta e këtij lajmi na qenka se prindi i këtyre fëmijve paskej qëlluar të jetë një dipllomat i huaj që e ka dorzuar drogën në polici.
    Po cila familje normale shqiptare nuk do të kishte vepruar kështu e tmeruar për fëmijtë e saj ?
    Që ka dipllomatë të huaj që kanë mbyllur sytë për kanabizimin e Shqipërisë apo shpërthimin e trafikut të kokainës nga qeveria Rama , kjo nuk do të thotë se të gjithë prindërit europianë nuk shqetësohen për fëmijtë e tyre që të bëhen pre e trafikantëve të drogës.
    Nuk ka pra se ky lajm të shfrytëzohet për të përhapur urrejtjen ndaj Europës “kapitaliste”.
    P.S. Kam vënë re se kur ndonjë koment që postoj, nuk i vjen përmbarë Lapsit, më nxjerr shënimin se “po poston dendur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *