• |
ide | kryesore

Juventus pakt i fshehtë me Raiola: jo vetëm Donnarumma, por edhe Stengs

Sport



Juventus ka në mendje që tani kush do të jetë Douglas Costa i të ardhmes. Është holandezi Calving Stengs, i lindur në 1998 e që ka debutuar që tani në Kombëtare. Një majtosh që luan në të djathtë, i fejuar me vajzën e Frank De Boer e që mbi të gjitha ka menaxher Mino Raiola. E në këtë periudhë në Torino, kontaktet me italo-hollandezin që ka të asistuar edhe portierin e Milan Gigio Donnarumma janë gjithnjë e më tepër intensive.

Kampionët e Italisë duan ta veshin portierin bardhezi, në kohën kur vështirë se Donnarumma mund të rinovojë me Milan për një tjetër sezon. Ajo që duhet evidentuar është dëshira e drejtuesve të Juventus për ti besuar të rinjve. Donnarumma është 21 vjec, Stengs 22, ndërsa sapo ka mbushur 18 Kaio Jorge, sulmuesi i Santos që është në shënjestër të Paratici, e që në Brazil e krahasojnë që tani me Neymar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *