• |
ide | kryesore

Manastirliu: Do zgjatet fasha orare, shumë shpejt do të kemi edhe planin për urbanët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se po diskutohet që të zgjatet sërish fasha orare e dalje, si dhe po diskutohet edhe mundësia e zgjerimit të aktiviteteve. në një lidhje me Skype në “News24”, ministrja tha se pas një vlerësimi dy javor, do zgjerohet sërish fasha. Përsa u përket linjave të transportit publik, ministrja tha se ende konsiderohet i rrezikshëm, por po diskutohet edhe për hapjen e tij. Lidhur me fashën orare të lëvizjes, tha se po diskutohet me ekspertët mundësia e zgjerimit të tij e po ashtu edhe aktivitetit.

“Fasha orare është propozuar nga ekspertët për të minimizuar kontaktet, por po diskutohet që të zgjerohet. Pasi të kemi vlerësimin dy javor, atëherë do të kemi mundësinë edhe për të zgjeruar fashën orare të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitete të tjera. Është shqetësim edhe për ne, pasi transporti urban është me risk më të lartë. Po hartojmë protokolle me ekspertë dhe shumë shpejt do të kemi një vlerësim dhe për hapjen e transportit urban në vend. Më 18 maj do të hapen bare dhe restorante vetëm në hapësirat e jashtme. Patjetër që do të ketë një rivlerësim edhe për fashën orare, por kjo do të bëhet sipas zonave të kuqe e të gjelbra. Pas vlerësimit, do të shohim si do të zhvillohet ky aktivitet,”– tha ministrja Manatirliu.

Paraditen e sotme, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi sot se do të nisë plani i hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe të specializuar, por do të vijojë të rekomandohet për të sëmurët kronikë të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontakti me institucionet shëndetësore.



5 Comments

  1. Dmth do zgjeroni “fashen e pazareve” nga 2ore e 30 ne plot 3 ore, e?
    E vdiqet Maks Velon para kohe….

  2. Motra mos e hiq kar antinen se te duhet per nonje tender alla Rama-Veliaj.S’dihet cfare dite vjen dhe keto para do i enderosh.Tani di dhe te ligjerosh ,je bere lidere boterore
    Covidi njelloj si shefi yt shpirteroro politik qe eshte bere lider boteror i OSBE-se.

  3. Po ca plane ke ti o aman. Celsat e kashtes. Ha kocken qe te hedh beqja me surrelin e kenaqu. bile lepi dhe buzet po te dhan leje sigurisht. Copa baglash..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *