• |
ide | kryesore

Pipero tregon si mund të jetë vala e dytë e koronavirusit

-Instant, Lajme, Të fundit



Çfarë do të ndodhë nëse do të ketë një valë të dytë të koronavirusit? Është kjo hipoteza që është ngritur në të gjitha vendet e prekura nga COVID -19. I pyetur në emisionin “Opinion”, mjeku Pëllumb Pipero tha se edhe nëse do të na duhet të marrim masa, ato nuk do të jenë të këtij niveli që kaluam.

“Nëse do të ketë një valë të dytë natyrisht që do të duhet t’u rikthehemi disa masave, por natyrisht nuk do të jenë të këtij niveli që kaluam. Do të kemi më shumë eksperiencë. Ne avash avash po kuptojmë që është i rëndësishëm distancimi fizik, jo izolimi”, – u shpreh mjeku infeksionist.

Më tej, duke iu përgjigjur një tjetër pyetjeje, Pipero tha se në vendin tonë ritmi i transmetimit të sëmundjes ka rënë, dhe se ekspozimi gradual nuk na rrezikon por na ndihmon të fitojmë imunitetin.



9 Comments

  1. TË LUASH ME VDEKJEN, t’ja dëshirosh atë një Bashkëkombasi të tu, as në skenarët e SHQIPTAROFOBËVE më të egër ndër shekuj, nuk e kam lexuar apo ndeshur sa këto muaj në thëniet e mëndje-ftohurve tanë….AQ më keq, kur duan me shumë dëshirë që të sëmurë të ketë disa qindra apo mijra herë më shumë…..A KENI NDER e BURRNI ju që nxirni nga goja këto zezona???….MIQ e DASHAMIRËS…..Ju rikujtoj se SAPO hyn në Pavjonin e parë të COVID-19, në krahun e djathtë të tij gjindet dera ku shkruhet: “Dr. T. KALO”…

    1. nuk jemi as miq dhe as dashamiresit e tu..te betohemi “per ideal te partise”..Sejcili nga ne ne detyren per te cilen paguhet ka emrin e tij, Aty ne spital eshte Kalo..Mjaft me keto budallalleqe, e ligjerata paniku.. eshte zanati i mjekut..Ne deshironte rrish ne shtepi se te paguajne pensionin, beje por mos detyro te tjeret..A, fillo e fol si tepelens i ures vajgurore..mos ndrysho dialekt!

  2. Ju lutem gazetes mos e nxirrni me kete maskara. Ky eshte per tek zeri i popullit. Ju kujtoni se ky eshte ekspert?

  3. O Pellumb, po s’aplikoi ne E-albania/surrel nuk hyn virusi dot per here te dyte
    Vetem njehere i shpetoi armiku Partise – heren e ditë…….. nuk ia sheh sitë

  4. Po fshihen të vdekurit?! A jeni shqiptarë apo bukëshkalë”/ Tritan Kalo i kthehet Berishës e Vasilit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *