• |
ide | kryesore

Emocionet e stërvitjes së parë për Ruganin: “Mjafton një top për të qenë i lumtur”

Sport



Daniele Rugani ishte lojtari i parë në Serie A që rezultoi pozitiv me Covid-19. Qendërmbrojtësi i Juventus u infektua në 11 mars e tani, pas gati dy muajsh, ka lënë pas makthin e përjetuar duke u kthyer të stërvitet në Continassa.

Një moment i bukur për të, një emocion special të kthehesh të godasësh topin e të stërvitesh në fushë e italiani e ka shfaqur gjithë gëzimin e tij në rrjetet sociale: “Ka disa gjëra që nuk mund të ndryshojnë. Mjafton një top për të qenë të lumtur, edhe në këtë moment”. Një mënyrë e bukur për të rinisur nga e para për mbrojtësin e bardhezi.

Lojtari u vu në qendër të polemikave për shkak të deklaratave të bashkëshortes së tij Michela Persico, e cila gjatë një interviste për portalin tpi.it kishte folur për kontrolle të bëra në mëngjesin e 8 marsit, ditën e ndeshjes me Inter. Reagimi i menjëhershëm i Juventus, që bëri të ditur se testi nga ku rezultoi pozitiv lojtari është bërë në 11 mars me rezultatin që u konfirmua brenda të njëjtës ditë, sqaroi situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *