• |
ide | kryesore

Maldini, në ‘sparkatë’ ndaj Rangnick: “Përpara italishtes, mëso respektin”

-Instant, Sport



Deklaratat e Ralf Rangnick, kandidati numër 1 për tu bërë trajneri i ri i Milan, nuk kanë kaluar pa vëmendje në kampin kuqezi. Gjermani ka kërkuar “fuqi të plotë”, gjë që e ka bezdisur shumë Paolo Maldini, drejtori teknik aktual i Milan: “Duke folur në këtë mënyrë është futur në fushën ku po punojnë profesionistë me kontrata për të mirën e shoqërisë – ka komentuar ai -. Një këshillë do kisha për të, përpara se të mësojë italishten duhet të rifreskojë konceptet e përgjithshme të respektit”.

Në ditët e kaluara Rangnick ka lëshuar disa deklarata, duke pranuar se është kontaktuar nga shoqëria kuqezi, por duke konfirmuar dëshirën për të kërkuar “fuqi të plota administrimi” për të marrë në konsideratë ofertën e një roli tek Milan për sezonin e ardhshëm. Rol që në këtë mënyrë do të përplaset detyrimisht me atë që aktualisht ka në shoqëri Paolo Maldini.

“Duke mos folur kurrë me Rangnick – deklaron drejtori teknik kuqezi për ANSA – nuk kuptoj mbi cbaza ngrihen deklaratat e tij, edhe për faktin se nga shoqëria nuk më është thënë asgjë” ka thënë Maldini duke qartësuar pozitën e tij dhe një status quo jo shumë solide me shoqërinë, që jo pak kohë më parë lejoi largimin e Zvonimir Boban, që kundërshtoi pikërisht ardhjen e mundshme të gjermanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *