• |
ide | kryesore

Çështja Bryant merr tjetër kthesë: “Fajtori i aksidentit ishte Kobe”

-Instant, Sport



Vazhdon jo pa befasi skena e betejës ligjore në lidhje me incidentin që coi në vdekjen e legjendës së Nba Kobe Bryant. Shoqëria e thirrur në gjykim nga Vanessa Bryant, ka sulmuar duke shpjeguar se “cfarëdo dëmtim ose dëmi i paditësit ose i viktimave është shkaktuar drejtpërdrejt nga pakujdesia ose faji i vetë paditësve ose viktimave, të cilët ishin plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet, të pranuara vullnetarisht”. Ara George Zobayan, piloti i avionit, pra, nuk është aq fajtor për atë që ndodhi, sa ka qenë vetë Kobe.

Në aksidentin që ndodhi në kodrat e Los Angeles në 26 janarin e kaluar, humbi jetën edhe e bija e Bryant Gianna e 6 persona të tjerë, në kohën kur ishin nisur për një ndeshje basketbolli të moshave. Kushtet atmosferike të vështira e me mjegull ishin “vendimtare” për mungesën e shikueshmërisë dhe përplasjen e mëpasshme.

Për sa i përket debatit, sipas avokatëve të kompanisë së helikopterëve “Kobe Bryant e Gianna ishin në njohje reale të rrethanave, të rreziqeve në vecanti e të një vlerësimi të rreziqeve të lidhura me fluturimin. Ata vazhduan të përballen me një rrezik të njohur dhe vullnetarisht morën përsipër riskun e një aksidenti ose dëmtimi që do të parandalonte procesin e dëmeve”.

Gjithnjë në Gjykatë, Berge Zobayan, vëllai i pilotit të helikopterit, ka saktësuar, përmes avokatit të tij se “çdo humbje ose dëm i pësuar nga paditësit dhe/ose pasardhësit e tyre është shkaktuar drejtpërdrejt, tërësisht ose pjesërisht, nga pakujdesia e të njëjtëve dhe kjo përfshin ndërgjegjësimin e tyre për marrjen parasysh të rreziqeve të përfshira. Kjo pakujdesi ishte një faktor thelbësor në shkaktimin e dëmeve të lartpërmendura, për të cilat mbrojtja nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *