• |
ide | kryesore

Sophie Turner fotografohet me barkun e rrumbullakosur

-Instant, Paparazzi, Slider



Sophie Turner dhe bashkëshorti i saj Joe Jonas duket se nuk po e fshehin më faktin që janë në pritje të ëmbël në këto ditë karantinimi.
Çifti i martuar që po e kalon në Los Angeles izolimin, u fotografua gjatë një shëtitjeje të martën, dhe aktorja nuk mund ta fshihte më barkun e rrumbullakosur.

24-vjeçarja duke se ishte në tremujorin e fundit të shtatzënisë, dhe nuk duhet shumë kohë para se ajo të bëhet nënë për herë të parë.

Kjo është hera e parë në kaq muaj që Sophie tregon barkun e saj të rrumbullakosur, pa u fshehur nën rrobat e gjera. Dyshja ka qenë mjaft aktive gjatë këaj periudhe të karantinimit.

Ata dhuruan 100 vakte në Spitalin e LA, për mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor, të cilët shpesh nuk kanë kohë për të përgatitur ushqime cilësore.
Sa për ushqimet e tyre, karantina u ka dhënë të dyve një mundësi për të eksperimentuar me përgatitjen e pjatave të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *