• |
ide | kryesore

Besiktas në panik total: tetë raste pozitivë me koronavirus

-Instant, Sport



Një alarm i ri për koronavirus në futbollin turk. Pas atij që u shfaq në orët e fundit në një klub të serie B, Erzurumspor BB, infektimet arrijnë frikshëm në Super Lig. Besiktas ka lajmëruar se tetë nga anëtarët e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, pa specifikuar nëse bëhet fjalë për lojtarë apo staf teknik të klubit.

Në një komunikatë zyrtare, mjeku social, Tekin Kerem Ulku, saktëson se testet janë kryer mbi të gjithë punonjësit e shoqërisë. Rasti trondit nga themelet vullnetin për të riufilluar kampionatin, që është fiksuar për në 12 qershor, por që në këto kushte rrezikon të shtyhet.

11 mes lojtarët e anëtarëve të stafit, ndërkohë, kanë rezultuar pozitivë tek Erzurumspor BB: bëhet fjalë për katër futbollistë, pesë punonjës, një anëtar i stafit teknik e një drejtues. Të gjithë janë dërguar në spital e janë vënë në izolim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *