• |
ide | kryesore

Zbulohet mesazhi i Lautaro për Marotta: “O Barcelona o Inter, asnjë tjetër”

-Instant, Sport



Në Barcelonë, duke u përqednruar tek futbolli, është tashmë vetëm një emër që monopolizon faqet e para të shtypit sportive, ai i Lautaro Martinez. Është i përzgjedhuri, pavarësisht situatës financiare delicate të klubit. Cdo ditë shkruhet një faqe e re e romancës së merkatos 2020: tema është e qartë, detajet pasurojnë panoramën. Sot Mundo Deportivo tregon dëshirën e argjentinasit, përmes mesazhit të dërguar drejtuesve zikaltër: ose shkoj tek Barcellona ose qendroj tek Inter. Hipoteza të tjera nuk do të merren parasysh: kështu Psg e City janë histori të mbyllura pa filluar.

E përkthyer, të paktën në kanalizimin që shpresojnë katalanasit, vullneti i Lautaro është i qartë: nëse Barcellona paguan klauzolën shkon në Spanjë, nëse nuk gjendet akordi qendron në Milano, pa patur qëllim të shkojë në asnjë klub tjetër, edhe pse kushtet e kontratës do të rishikohen, kuptohet ekonomikisht.

Nga ana tjetër, pretendon gjithnjë Mundo Deportivo që rikthen në vëmendje një intervsitë të Lautaros në 2017 (kur ende luante tek Racing), pasioni i Toro ka qenë gjithnjë i qartë: Liga kampionati i preferuar, Messi si idhull (para Maradonës) e Barcellona skuadra europiane e zemrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *