• |
ide | kryesore

I kujtoi alkolin, Vidal kthen përgjigje: “Fola me Chiellinin, është e gabuar të zbulosh gjëra private”

-Instant, Sport



33 vjec sot, me shumë urime në rrjetet sociale nga ish-shokët e skuadrës tek Juventus në vecanti: Arturo Vidal feston ditëlindjen, e bën nga Barcellona ku ka ndërmend (sipas fjalëve) të qendrojë edhe në të ardhmen, duke i dhënë mundësinë vetes edhe të heqë ndonjë gur nga këpuca, në një lidhje direct në rrjet. Kileni, mes pyetjeve të ndryshme, ka gjetur hapësirë e mënyrë për të kujtuar të kaluarën e tij e pas falenderimeve nuk kursen kritikën për një shok të vjetër skuadre, Giorgio Chiellini. Motivi është gjithnjë autobiografia e kapitenit bardhezi e në vecanti për atë pjesë ku përmendet vesi i akolit të Vidal.

Kështu, fjalët e mesfushorit i bashkohen pakënaqësive të shprehura nga Balotelli e Felipe Melo: “Njerëzit janë përqendruar tek gjërat më të këqija që ka thënë Chiellini” është përgjigjur Vidal në Instagram. “Nuk më duket e drejtë të tregohen gjëra private, pòr ka thënë se isha edhe një kampion”.

“U sqaruam – ka saktësuar pastaj Vidal – Giorgio më telefonoi e më shpjegoi. Nuk ishte dicka që nuk mund ta bëja, kisha lejen për të dalë. Jam një qenie njerëzore si të tjerët, kur kam gabuar, e kam paguar dhe jam ringritur”. Për momentin, duket se paqja është vendosur. Deri në ekstraktin e ardhshëm të “Unë, Giorgio”, një autobiografi që ka krijuar shumë debate. E nervozizëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *